Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të nevojshme për të hyrë në parlament, do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve. Këtë e bëri të ditur për BNR Ivelin Mihajllov nga partia.“Kemi njerëz nga “Shërbimi Informativ” (kompania që përpunon rezultatet e zgjedhjeve) të cilët pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve filluan të na thonë se po heqin votat për “Veliçie”. Ata më pas rregullojnë dhe ndryshojnë protokollet, bëje ashtu siç është e përshtatshme për ta... Nuk mund t'ju them burimet, sepse atëherë njerëzit kanë probleme”, theksoi Mihajllov. Partisë “Veliçie” nuk i mjaftojnë 29 vota për të arritur barrierën prej 4 për qind.
Megjithatë, shifrat nuk rrumbullakosen, theksoi në një konferencë për shtypin nënkryetarja e KQZ-së Rosica Mateva. Pyetjes se a ka arsye për anulimin e zgjedhjeve, ajo iu përgjigj se mbi këtë çështje do të shprehet Gjykata Kushtetuese nëse referohet.
Të dhënat e deritanishme nuk janë përfundimtare, rezultatet zyrtare do të jenë të qarta pas rikontrollimit të të dhënave në KQZ. Rezultatet përfundimtare dhe shpërndarja e mandateve do të shpallen deri më 31 tetor.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..