Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votimi jashtë vendit përfundoi

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

Në orën 05:00 me orën bullgare, më 28 tetor, dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanada. Në SHBA kishte 53 qendra votimi, kurse në Kanada 15. Sipas informacioneve të përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore, të gjitha qendrat e votimit në mbarë botën tashmë përfunduan me sukses punën e tyre dhe dorëzuan rezultatet. Me të përpunuar 97.22% të protokolleve të komisioneve seksionale zgjedhore, të drejtën e votës jashtë vendit e ushtruan 146 952 persona, njofton Ministria e Jashtme.

Shtetasit bullgarë patën mundësinë të votojnë nga Bregu Perëndimor i SHBA-së dhe Kanada deri në Tokio të Japonisë, Singapor dhe Oakland të Zelandës së Re, nga Tromsjo të Norvegjisë Veriore, deri në Republikën e Afrikës së Jugut. Me ndihmën aktive të punonjësve dhe strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme jashtë vendit dhe organizatave bullgare jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë arritën të votonin pa vështirësi në gjithsej 719 seksione në 57 vende, numri më i madh i të cilave ishte në Evropë.

Sipas korrespondentes së BNR në Çikago Elena Caneva, 445 nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në zonën e Çikagos votuan në seksionin në Mount Prospekt. 282 prej tyre preferuan votimin me makinë. Më së shumti vota morën “Vëzrazhdane”, e ndjekur nga “PP-DB” dhe në vendin e tretë është partia “Veliçie”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD