Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes, qëndrimi i përgjithshëm është se nevojitet një menaxhim adekuat. Kjo do të thotë një politikë e qartë ekonomike, shëndetësore, sociale dhe demografike, për të cilën nuk ka vullnet politik vitet e fundit.
Një pjesë e madhe e atyre që votuan e bëjnë këtë sepse ndihen përgjegjës, jo sepse u besojnë forcave politike:
"Unë votova sepse mendoj se kjo është e drejta themelore që na jep demokracia sot. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të tregojmë këtë përgjegjësi për të votuar. Ne jemi përgjegjës për të ardhmen - tonën dhe të fëmijëve tanë", vëren një grua në moshë të mesme, punonjëse sociale për nga profesioni.
Pozita e një të moshuari, inxhinier me arsim, që votoi për të dalë nga situata aktuale është e ngjashme. Sipas tij, sonte do të bëhet e qartë se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nëse ka shpresë se diçka do të ndryshojë, ai përgjigjet:
“Për momentin e kam të vështirë ta përcaktoj. E shoh që ka apati në popull. Qendrat e votimit janë bosh. Pritshmëritë për ndonjë ndryshim janë shumë të vogla, dhe për vazhdimin e qeverisjes pa qëllim ka ndoshta një shans më të madh."
"Njerëzit janë të zhgënjyer. Ata nuk mendojnë se mund të bëjnë diçka me votën e tyre. Nuk u pëlqejnë asnjë parti", thotë një zonjë 50-vjeçare, me profesion kimiste-studiuese, e cila votoi me bindjen se po përmbushte detyrën e saj qytetare:
“Po, votova! Së pari, sepse kjo është e vetmja e drejtë që na jepet dhe së dyti, të gjithë duhet të tregojnë përgjegjësi. Mos votimi do të thotë heqje dorë nga përgjegjësia.”
E pyetur nëse do të ketë zgjedhje të tjera së shpejti, ajo thotë: “Mendoj se po. Ata flasin vetëm për kompromise në emër të një qeverie të rregullt, por duke qenë se janë parti shumë të ndryshme, nuk kanë pika të përbashkëta dhe nuk shoh një shumicë për asnjë parti apo koalicion."
Për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhemi, duhet votuar, sado të paqarta të jenë platformat e partive: “Ne në Bullgari kemi një ligj për votim të detyrueshëm, por nuk ka sanksione, gjë që mendoj se u përshtatet pushtetarëve dhe partive. Është e mirë për ta që të kenë një pjesëmarrje shumë të ulët votuesish në mënyrë që vota e paguar dhe vota e korporatave dhe çdo gjë tjetër që ata kanë dalë të mund të kalojë.”
Një tjetër grua, pensioniste prej disa vitesh, shpreh një mendim të ngjashëm:
"Unë e di shumë mirë që nëse nuk votoj kaloj në një kategori ku vota ime mund të transferohet atje ku nuk dua. Ka një transferim të çuditshëm kontabël."
Në mesin e të anketuarve, ka njerëz të cilët e dinë qartë pse nuk duan të votojnë:
“Askush nuk i mbulon pikëpamjet e mia për votën – vëren një teolog 40-vjeçar që nuk sheh asnjë rrugëdalje nga kjo situatë. – Me shumë mundësi, kështu do të jetë sërish në zgjedhjet e ardhshme, derisa të vijë dikush të ndalojë partitë për 10 vjet. Unë do të votoja nëse do të kishte ndonjë parti të re politike. Duhet parë një platformë, një program - tjetra është populizmi. Hyjnë në parlament për të shkruar ligjet dhe 90% e deputetëve të popullit nuk kanë arsim juridik. Si shkruhen ligjet nga njerëz të tillë?”
I ngjashëm është qëndrimi i një babai të ri, me arsim të lartë ekonomik, i cili nuk dëshiron të votojë sepse nuk sheh një paraqitje politike që e motivon të votojë. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme ndoshta do të jenë pas disa muajsh, sepse nuk ka asnjë ndryshim. “Mund të ketë diçka afatshkurtër për një vit në se do të bëjnë një “bashkim” sërish...”.
Një parashikim të tillë e jep një grua në moshë të mesme, edhe nga arsimi ekonomiste.
“Tashmë jemi lodhur prej tyre! Ne votojmë tashmë - shtatë herë - mjaft! Nuk është se nuk dua, thjesht nuk kam dëshirë! Duhet të shohësh një lloj ndryshimi për të votuar. Disa vijnë, disa shkojnë dhe situata është e njëjtë edhe përkeqësohet”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNESNga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..