Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

| rinovuar më 24-10-27 6.29.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov
Foto: Facebook / CineLibri

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri. Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja Maria Bakallova.

Filmi i regjisorit Kirill Serebrennikov na çon në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të për të treguar historinë skandaloze të Eduard Limonov (1943-2020) - një poet radikal sovjetik që u bë vagabond - në Nju Jork, një sensacion - në Francë dhe një anti-hero politik - në Rusi.

Еduard Limonov

Ishte një zgjedhje e vështirë, por të gjithë jemi dakord që çmimi këtë vit duhet t'i jepet adaptimit të romanit biografik të Emmanuel Carrère, tha Bakallova.

Juria vlerësoi shumë lart mishërimin organik dhe karizmatik të Ben Whishaw dhe kinematografinë bashkëkohore me ndikim, tha ajo.

Foto: CineLibri, EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD