Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë që të ndërpritet procedura e hapur për zgjedhjen e tij para formimit të Këshillit të ri të Lartë Gjyqësor. Sipas tyre, këto zgjedhje do të ishin jolegjitime, pasi afati i Këshillit të Lartë Gjyqësor aktual është me afat të skaduar.
“Në ditën e fundit për nominime - më 11 tetor 2024, u propozua një kandidaturë e vetme për Prokuror të ri të Përgjithshëm - ajo e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov. Nominimi i një kandidature që nuk gëzon autoritet të padiskutueshëm profesional dhe besim në shoqëri, krijon ndjesinë e një zgjedhjeje të padrejtë”, shprehen avokatët në një adresë të publikuar në faqen e Odës së Avokatëve të Sofjes.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..