Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm po bëhen më të forta. Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare në të gjithë kufijtë e saj Shengen dhe kryeministri francez Michel Barnier ka theksuar se Franca duhet të ndjekë Gjermaninë në hapat e saj për të kontrolluar kufijtë e saj në Evropë. Italia dhe Sllovenia kanë ende kontrolle kufitare në kufijtë e tyre me Kroacinë dhe kryeministri polak Donald Tusk i habiti të gjithë duke njoftuar se Polonia nuk do t'u jepte azil emigrantëve. Sipas Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), kufiri tokësor lindor i BE-së me Bjellorusinë ka parë një rritje prej 192 për qind të kalimeve të paligjshme këtë vit. Përballë një valë të re kalimesh të paligjshme kufitare nga Bjellorusia, Tusk premtoi një luftë "të pamëshirshme" kundër migracionit të paligjshëm:
“Do të jem absolutisht i ashpër dhe i pamëshirshëm kur bëhet fjalë për migracionin ilegal dhe kur bëhet fjalë për respektimin e atyre ligjeve evropiane të migracionit që garantojnë sigurinë tonë. Ne nuk do të respektojmë apo zbatojmë asnjë ide të Bashkimit Evropian nëse jemi të bindur se ato dëmtojnë sigurinë tonë”.
Në prill të këtij viti, Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht Paktin e ri të BE-së për Migracionin dhe Azilin. Sipas tij, kërkesat për azil duhet të trajtohen më shpejt, duke përfshirë edhe kufijtë e BE-së, dhe kthimet duhet të kryhen në mënyrë më efikase. Pakti, të cilin Polonia dhe Hungaria deri më tani kanë refuzuar ta miratojnë, përmban një rregullore "krize" që lejon mbylljen e pikave të kalimit dhe regjistrimin e azilkërkuesve.
Sipas ligjit të BE-së, aktualisht migrantët e paligjshëm nuk mund të dërgohen në vendet e treta, por në maj të këtij viti një grup prej 15 shtetesh anëtare i paraqitën KE-së idenë e të ashtuquajturave “qendra të kthimit” jashtë BE-së, ku azilkërkuesit e refuzuar mund të ndalohen derisa të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Pak muaj më vonë, Italia zbatoi marrëveshjen e saj të migracionit me Shqipërinë dhe pak ditë më parë në vendin shqiptar mbërritën emigrantët e parë sipas marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës.
Marrëveshja pesëvjeçare vlerësohet në 160 milionë euro në vit. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përshëndeti arritjet:
“Kjo është një rrugë e re, e guximshme dhe e paprecedentë, e cila pasqyron plotësisht frymën evropiane dhe i ka të gjitha parakushtet për t'u përdorur edhe në vende të tjera” .
Strategjia fitoi mbështetje të gjerë publike, por zhgënjeu organizatat e të drejtave të njeriut. “Amnesty International” - Italia e përshkroi marrëveshjen si "një eksperiment mizor që hedh një zbehje mbi qeverinë italiane":
"Nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë kur këta emigrantë të vendosen atje. Ata thonë se nuk do të transferojnë migrantë të cenueshëm, por ne nuk e dimë se si do të sigurohen që në fakt ata që nuk transferohen janë të barabartë në lidhje me ata që kërkojnë azil në Evropë, në BE apo në Itali”, tha Ileana Bello, drejtoreshë e degës italiane të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Përveç këtyre shqetësimeve, statistikat tregojnë se vetëm 20% e vendimeve për kthimin e shtetasve të vendeve të treta zbatohen me sukses. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e vlerësoi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë si një “opsion të mundshëm”, duke siguruar se Komisioni do të paraqesë së shpejti propozimet legjislative për kthimin e emigrantëve. Aktualisht janë duke u diskutuar disa mundësi për qendrat e jashtme:
“E para ka të bëjë me qendrat për migrantët që kanë nevojë për mbrojtje dhe diskutimi ishte për vendet e treta të sigurta. E dyta ka të bëjë me qendrat për migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE. Në këtë rast, pyetja mbetet se sa kohë njerëzit mund të qëndrojnë atje, nëse kthimi i tyre në vendet e tyre të origjinës është i pamundur. Opsioni i tretë është për vendet jashtë BE-së ku migrantët janë të bllokuar dhe nuk lejohen të hyjnë në Komunitet, duke u kthyer me ndihmën e Komisariatit të Lartë për Refugjatët dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian”.
Qeveria bullgare miratoi një vendim që miraton pjesëmarrjen e Bullgarisë në fushatat e KE-së për zhvendosjen vullnetare të shtetasve të vendeve të treta që kërkojnë ose që u jepet mbrojtje ndërkombëtare nga vendet nën presion migrator. Në të njëjtën kohë, kryeministri në detyrë Dimitër Glavçev miratoi idenë për qendrat e jashtme për migrantët:
“Nuk është aspak ide e keqe eksportimi i qendrave të tilla drejt vendeve të treta dhe është një shembull i mirë që do ta mbështesim. Bashkëpunimi ynë me Republikën e Turqisë është mjaft i mirë” .
Sipas Dr. Atanas Rusev, Drejtor i Programit të Sigurisë në Qendrën për Studimin e Demokracisë, politika më e rreptë e migrimit nuk është për shkak të rrezikut real nga një valë e re refugjatësh për shkak të konflikteve të vazhdueshme në Evropë dhe Lindjen e Mesme, por në përgjigje të rritjes së ndikimeve të ekstremit të djathtë në BE. Në një intervistë për rubrikën “Evranet +” në BNR, Atanas Rusev tregoi tendencën për një valë të re refugjatësh:
“Në këtë fazë, trendi është më tepër në rënie, sesa drejt rritjes së numrit të hyrjeve. Konfliktet nuk janë të ditës së sotme, dhe tani për tani nuk ka rrezik nga një valë migrantësh me përmasat e viteve 2014-2016 lidhur me luftën në Siri dhe më pas të vitit 2022 kur filloi lufta në Ukrainë. Pra, në këtë kuptim, nëse shohim ndonjë radikalizëm në bisedimet politike për migrantët e paligjshëm, kjo është më shumë për shkak të proceseve politike që po ndodhin në Evropë në tërësi. Ne po shohim një valë bisedimesh të së djathtës ekstreme dhe kjo valë, padyshim, në katër-pesë vitet e ardhshme do të përcaktojë politikat dhe mënyrën e të menduarit politik, të folurit dhe të vepruarit në lidhje me migracionin në Evropë”.
A mund të flasim pikërisht për këtë lloj presioni ndaj liderëve që përgjithësisht nuk kanë një politikë kaq të rreptë për migracionin e paligjshëm dhe respektojnë legjislacionin e BE-së?
“Unë mendoj se dy shembujt më të mëdhenj janë Franca dhe Gjermania, të cilat deri më tani kanë qenë shtyllat kryesore të mbrojtjes së plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që kërkojnë azil në Evropë, por aktualisht po shohim se si ata po tërhiqen për shkak të presionit të së djathtës ekstreme dhe janë pikërisht dy vendet që kanë filluar të flasin për nevojën e një ndryshimi të paradigmës, për të rimenduar instrumentet e kthimit”.
Si mendoni se do të jetë rregullorja e re për migrantët e paligjshëm dhe a do të jetë shumë e gjatë rruga drejt zbatimit të saj?
“Do të duhet shumë kohë për të kuptuar saktësisht se si duhet të duket kjo rregullore, sepse për momentin përvoja e Italisë është mjaft e kufizuar dhe aty bazohet në një marrëveshje dypalëshe, ndërsa nëse doni ta bëni një model të tillë pan-evropian, ka më shumë pyetje sesa përgjigje. Vetë kjo rregullore me shumë gjasa do të binte në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe personalisht pres një debat shumë të rëndë dhe të stuhishëm në Parlamentin Evropian lidhur me këtë rregullore, duke përfshirë edhe vendet që ndoshta nuk do ta mbështesin. Ne shohim se Spanja dhe Belgjika janë më të vendosur kundër këtij lloji të ideve me qendrat e jashtme.”
“Do të duhet shumë kohë për të kuptuar saktësisht se si duhet të duket kjo rregullore, sepse për momentin përvoja e Italisë është mjaft e kufizuar dhe aty ajo bazohet në një marrëveshje dypalëshe, ndërsa nëse doni ta bëni një model të tillë pan-evropian, ka më shumë pyetje sesa përgjigje. Vetë kjo rregullore me shumë gjasa do të binte në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe unë personalisht po pres një debat shumë të rëndë dhe të stuhishëm në Parlamentin Evropian lidhur me këtë rregullore, duke përfshirë edhe vendet që ndoshta nuk do ta mbështesin. Ne shohim se Spanja dhe Belgjika janë kundërshtarë më të rreptë ndaj idesë për qendrat e jashtme” .
A do të ishte kjo politikë e mundshme apo një kompromis në sfondin e ndjenjave të ndryshme midis vendeve anëtare të BE-së? Mund të shtojmë edhe Greqinë, e cila është absolutisht kundër parcelimeve dhe marrëveshjeve të tilla ndërmjet vendeve individuale.
“Mendoj se duhet ta shikojmë Greqinë dhe të mendojmë se çfarë do të ndodhë këtu, te ne, sepse kjo që po ndodh tani është sepse vendet e mëdha nuk mund të gjejnë një zgjidhje të lehtë pan-evropiane. Të gjithë nisin të kërkojnë një opsion për veten e tyre dhe Italia, në këtë drejtim, e tregon rrugën. Shtetet më të vogla anëtare shqetësohen, dhe me të drejtë, se të pasurit do të përfitojnë nga burimet dhe ndikimi i tyre dhe do të gjejnë një zgjidhje, ndërsa çfarë ndodh me pjesën tjetër të BE-së? Unë personalisht jam skeptik për këtë lloj zgjidhjeje dhe nuk është rastësi që në Itali modeli Meloni kritikohet fort, se vetë rezultatet ndoshta nuk do t'i vlejnë burimet dhe kohën e investuar. Pra, ky lloj zgjidhjeje me vendet e treta nuk është zgjidhja e qëndrueshme që mund të arrihet, por duke pasur parasysh disponimin që mbizotëron në Evropë, ndoshta ajo që do të shohim në vitet në vijim janë projekte të reja pilot me vendet e tjera, por deri në çfarë mase të suksesshme - Unë jam mjaft skeptik”.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev thekson shkallën e lartë të suksesit në ndalimin e migracionit ilegal. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se qendrat e jashtme të migrantëve në vendet e treta nuk janë një ide e keqe. Bullgaria pret gjithashtu anëtarësim të plotë në Shengen deri në fund të vitit. Sa korrespondon kjo me reformën e politikës evropiane të migracionit dhe a do të lihet vendi ynë jashtë debatit real për reformën e thellë?
“Fatkeqësisht, në përpjekjen tonë për të fituar më në fund këtë Shengen, ne u ndamë mes dy kampeve në BE – mes atyre që ishin në favor të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së refugjatëve, dhe kampit tjetër që këmbënguli për një ndalesë të fortë. Kur je në një gjendje të tillë, nuk mund të mbrosh një politikë të vet dhe nuk është rastësi që për një kohë të gjatë qeveritë tona nuk mbajtën një qëndrim të tillë. Aktualisht, politikat e forta janë më të përhapura . Mendoj se ideja është të ndjekim disponimin e përgjithshëm, por Bullgaria nuk mund të bëjë shumë. Sido që të jetë, për këta njerëz ne nuk jemi qëllimi përfundimtar. Ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi të ruajmë më mirë kufirin, sepe shumë pak varet nga ne në gjithë këtë debat. Jemi ende jashtë zonës Shengen, nuk jemi në tryezën ku do të merren shumë nga këto vendime”.
Si një kufi i jashtëm i BE-së, a prisni që numri i emigrantëve të kthyer tek ne sipas Rregullores së Dublinit të rritet? Kujtojmë panikun e krijuar vetëm pak muaj më parë kur disa avionë na sollën disa emigrantë.
“Sinqerisht, është një flluskë e mirë zgjedhore, por siç e shihni, nuk ka pasur asnjë fluks refugjatësh që nga viti 2014. Problemi është se vetë mekanizmi i kthimit nuk funksionon dhe kjo është në qendër të debateve aktuale në BE. Nuk funksionon për disa arsye kryesore. Një nga më kryesorеt është se vendet burimore më të mëdha të këtyre migrantëve të paligjshëm praktikisht nuk kanë marrëveshje me BE-në për të rikthyer qytetarët etyre të hyrë ilegalisht, dhe problemi tjetër është se Evropa u jep të drejta shumë të forta mbrojtjeje këtyre njerëzve. Në shumë raste, ata përfitojnë nga kjo, duke përfshirë abuzimin me sistemin, apelimin deri në fund dhe në momentin që marrin urdhrin e largimit, ata ndryshojnë adresën dhe shkojnë në një vend tjetër. Dhe aty fillon e njëjta procedurë. Në praktikë, në një moment del se nuk ka një mekanizëm funksional për t'i rikthyer këta persona. Pra, ka faktorë të ndryshëm që kontribuojnë në këtë, por kthimi në tërësi është “thembra e Akilit” e gjithë kësaj procedure të rregullimit të migracionit të paligjshëm, dhe sado të përpiqemi, nuk ka zgjidhje të lehta në të vërtetë".
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..