Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të botës. Vendi ynë ka pikën më të ulët për sa i përket sistemit juridik dhe sundimit të ligjit dhe në këtë kategori ne kemi mbetur prapa të gjitha shteteve të tjera anëtare të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Sondazhi regjistroi gjithashtu një rënie të dukshme në rezultatin e stabilitetit të parave, gjë që është pasojë e inflacionit të lartë në 2022 dhe 2023.
Në krye të renditjes së lirisë ekonomike janë Hong Kongu, Singapori dhe Zvicra.
Në të njëjtin vlerësim për vitin 2023, vendi ynë ishte në vendin e 43-të mes 165 vendeve dhe territoreve.
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..