Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Foto: institutfrancais.bg

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj. Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Bullgarisë. Në këtë drejtim, Ambasada e Republikës së Francës dhe Instituti Francez në vendin tonë organizojnë një sërë aktivitetesh kulturore.

Një vend të veçantë zë personaliteti i shkrimtarit dhe diplomat të njohur francez Romain Gary, i dërguar në periudhën 1946-48 me mision diplomatik në Bullgari. Nga data 21 deri më 24 tetor në Institutin Francez në Sofje do të ftohen tre pedagogë, të cilët do të njohin të pranishmit me aspekte të ndryshme të ndikimit të Bullgarisë në pikëpamjet dhe veprën e këtij humanisti të madh francez, mësojmë nga Luc Levy – drejtor i Institutit Francez në një intervistë për Radio Bullgarinë: 

Luc Levy

“Për këtë projekt që lidhet me Romain Gary dhe festimin e 145-vjetorit, kemi një partneritet shumë të mirë me Festivalin e Filmit Cinélibri. Do të shfaqim 3 filma të frymëzuar nga puna e tij. I pari është “Shkëlqimi i një gruaje” të Costa-Gavras, filmi i dytë është "Magjistari", i fokusuar në krahasimin midis Romain Gary dhe Émile Ajar, pasi Gary ishte një mistifikues letrar, ishte i zoti i fjalëve,

falë së cilës u bë dy herë fitues i çmimit “Goncourt”. Filmi i tretë që do të prezantojmë është "Librashitësi" - një dokumentar për Romain Gary në Sofje."

Romain Gary

Publiku bullgar do të shohë edhe dy prodhime filmike franceze, të cilat janë tërësisht biografike, por edhe muzikore, mësojmë nga Luc Levy. Njëra i kushtohet këngëtarit Charles Aznavour me rastin e 100-vjetorit të lindjes dhe tjetra  -kompozitorit francez Maurice Ravel.

Do të kemi edhe takime të tjera letrare, mes tyre edhe me shkrimtaren e re frankofone me origjinë bullgare – Elica Georgieva, e cila së fundi botoi në frëngjisht veprën e saj qesharake “Odiseja për vajzat nga Lindja”. Është shkruar nga këndvështrimi e një gruaje të re, e cila vjen në Francë nga Bullgaria dhe përballet me të gjitha paragjykimet lokale. Gjërat janë të paraqitur nga ajo në mënyrë ironike dhe shumë qesharake. Do të ketë edhe takime me autorët e preferuar francezë Miguel Bonnefoy dhe Agnès Desarthe” - thotë Luc Levy.

Ndër theksat e programit lidhur me shënimin e 145-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe diplomatike midis Bullgarisë dhe Francës është takimi kushtuar sfidave shkencore në Antarktidë. Ai do të zhvillohet më 30 tetor dhe në të do të diskutohet përvoja e ekspeditave tona polare me pjesëmarrjen e drejtorëve të Qendrave Kombëtare, Bullgare dhe Franceze, për Kërkime Polare - Hristo Pimpirev dhe Yan Ropert-Coudert.  

Fotografi: Oleg Vasilev

Para kësaj, më 25 dhe 26 tetor do të zhvillohen “Takime kushtuar gjuhës frënge 2024”. Në forum do të diskutohet mësimi i gjuhës së Volterit dhe diversiteti i Frankofonisë. Kujtojmë se që nga viti 1993 Bullgaria është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe në vendin tonë ka 32 profile të shkollave të mesme dygjuhëshe me frëngjisht.

Njihuni me programin e pasur kulturor me rastin e 145-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike bullgaro-franceze KËTU

Lexoni gjithashtu:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: institutfrancais.bg, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD