Paraditen e së martës dukshmëria do të jetë më e ulët vende-vende në lugina dhe përreth trupave ujorë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, pak më të ulëta në vendet me mjegull të vazhdueshëm. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22° dhe 27°, në kryeqytet do të jetë rreth 22°
Paradite në vendet përgjatë Detit të Zi do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Retë do të çahen gjatë ditës dhe dukshmëria do të përmirësohet deri në mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 23 gradë. Temperatura e ujit të detit është 20°-21°. Eksitimi i detit do të jetë 1 - 2 ballë.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare, në zonat e larta dhe të hapura deri në erë të fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 17°, në 2000 metra deri në 11°.Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Më shumë vranësira do të ketë në veri-lindje, ndërsa në mesditë edhe në Bullgarinë Qendrore, e cila do të zvogëlohet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore..
Sipas Raporteve Konvergjente të këtij viti, vendi ynë përmbush tre nga katër kriteret për anëtarësim në Eurozonë. Këto janë kriteret për stabilitetin e financave publike (bilanci buxhetor dhe borxhi i qeverisë), për kursin e këmbimit dhe për normën..
Në qëndrimin e saj, Lidhja e Gjyqtarëve në Bullgari u shpreh kundër përbërjes aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të vendosur se kush duhet të drejtojë zyrën e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. “Mandati i skaduar i..
Maria Bakallova doli me një qëndrim zyrtar me rastin e një interviste në “The Guardian” , njofton ekipi bullgar i aktores. Titulli që u shfaq në..
Komisioni që hetoi rrëzimin e avionit stërvitor luftarak L-39 në tokë në avio-bazën Graf Ignatievo më 13 shtator, nuk gjeti ndonjë gabim të..
Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell...