Bullgarët, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të shpallur nga Papa Gjon Pali II si bashkëmbrojtës i Evropës, jemi të detyruar të ruajmë dhe të zhvillojmë trashëgiminë e tyre. E vlerësojmë lartë që në këtë mision fisnik jemi së bashku me Poloninë, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e ekspozitës “Histori nga kohët glagolike” në Bibliotekën Jagiellonski në Krakov. Duke vënë në dukje lidhjet e thella historike dhe kulturore midis Bullgarisë dhe Polonisë, Radev falënderoi studiuesit polakë për kontributin e tyre në popullarizimin e rolit të Bullgarisë në formimin e trashëgimisë kulturore sllave dhe botërore.
"Kjo ekspozitë tregon se sa i rëndësishëm është vendi i Bullgarisë si shtet në të cilin u krijuan monumente jashtëzakonisht të vlefshme të kulturës dhe shkrimit," tha drejtori i bibliotekës Prof. Remiguish Sapa. Në hapjen e ekspozitës, rektori Pjotr Jedenak vuri në dukje se sllavistika në Universitetin Jagiellonski sllavistika është rreth 200 vjet e vjetër, kurse bullgaristika - rreth 100.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..