Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit ngjarja filloi më 7 tetor me një punëtori argëtuese "Fantazitë e ngjyrshme të kungujve".
Festimet do të mbyllen në Ditën e Petkos - 14 tetor, kur Sevlievo do të festojë Ditën e Qytetit. Ky është edicioni i 102-të iaktivitetit, i cili organizohet çdo vit nga Bashkia e Sevlievos.
Punëtoritë e kuzhinës, demonstrimet sportive, festivali udhëtues "Rruga", vallëzimi tradicional në kohën e kungujve dhe mbledhja e interpretuesve nga klubet e valleve popullore bullgare – e gjithë kjo është vetëm një pjesë e vogël e programit të pasur.
Të dielën, më 13 tetor, në skenën kryesore të sheshit Svoboda do të ketë lojëra argëtuese për të rinj e të rritur, punëtori, muzikë, vallëzime, çmime dhe surpriza.
Festivali i kungujve në Sevlievo është kulmi i panairit tradicional të vjeshtës në qytet, i cili ka një histori të gjatë - u mbajt për herë të parë në vitin 1922 dhe ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së rajonit të Sevlievos.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Facebook /Sevlievo - Kryeqyteti i Kungullës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill, një ish-mësues, tani pensionist, i cili me gruan e tij ka dy prona në Bullgari, merr kujdes më të..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..
Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë..
15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme..