Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së bashku dhe, në përputhje me rrethanat, do të vendosin një rekord. Traseja me dallim në nivelin e lartësisë +20 000 m do të kalohet në më pak se 5 ditë. Si kauza e sfidës së tyre, vrapuesit zgjodhën të mbledhin fonde për blerjen e një karrige të specializuar me rrota për të mbështetur aktivitetet e fondacionit "Eja dhe Ti".
“Prej 7 vitesh mbi 250 persona me aftësi të kufizuara me mbështetjen e fondacionit dhe mbi 450 vullnetarë hyjnë në shpella, marrin pjesë në garat e vrapimit malor, lundrojnë në lumenj e diga, ngjiten në majat gjatë dimrit, fluturojnë me paraglider. Një emocion i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Ose kur dikush thotë “Është e pamundur!”, përgjigjen: “Jo, është e mundur!””, shënojnë organizatorët.
Kauza mund të mbështetet përmes faqes së internetit të Fondacionit "Eja dhe Ti", ku janë të disponueshme disa metoda online të dhurimit të fondeve.
Foto: Pirin Gallov / Facebook, Fondacioni "Eja dhe Ti"Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..