Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë një itinerar të ndryshuar për shkak të ndërtimit të segmentit të ri të metrosë së Sofjes dhe nisja është më 13 tetor.
"Maratona e Sofjes është një nga ngjarjet emblematike sportive dhe sociale në kryeqytetin tonë", tha Dimitër Shallëfov - Kryetar i Komisionit për Fëmijë, Rini dhe Sport të Bashkisë së Sofjes dhe kryetar i fondacionit "Sofja - Kryeqyteti Evropian i Sporteve".
Qëllimi i organizatorëve është që Maratona e Sofjes “të kthehet në një produkt turistik me vlerë të shtuar për qytetin”.
Më 12 dhe 13 tetor do të organizohen tetë skena muzikore për të ftuarit e maratonës, dhe atletët do të mund të zgjedhin distanca të ndryshme - 5 km, 10 km, 21 km dhe 42 km. Janë të regjistruar mbi një mijë pjesëmarrës nga jashtë, ku numri më i madh vjen nga Anglia. Veprimtaria në shkallë të gjerë do të përfshijë edhe paraatletë nga Irani, pjesëmarrës tradicionalë të maratonave në kryeqytetet e mëdha. Edicioni i sivjetshëm i maratonës është përfshirë edhe në nismën “Vrapuesi 321”. Numri garues 321 është i rezervuar për sportistët me sindromën Down.
Mbi 700 pjesëmarrës do të garojnë në disiplinën e re prej 5000 metrash, sqaroi Anatoli Iliev, anëtar i komitetit organizativ të maratonës, sipas të cilit ka të gjitha parakushtet për një maratonë të mirë:
“Tashmë kemi më shumë se 700 pjesëmarrës të regjistruar për distancën e shkurtër, e cila do të mbahet të shtunën dhe nuk do të pengojë sportistët kryesorë. Njëkohësisht do t'u jepet mundësia të vrapojnë 5 km në mënyrën më të mirë - me matje, çipa dhe numra. Përdistancën prej 10 km mund të shënojmë një numër rekord pjesëmarrësish, midis 2000 dhe 2100. Për 21 km, janë afër 2 mijë persona, që është gjithashtu një rekord absolut. Kjo tregon se aktualisht në Bullgari ka një interesim të madh për vrapimin e vërtetë. Për distancën prej 42 km aktualisht ka 850 njerëz. Do të ketë edhe Kampionat Evropian për punonjësit hekurudhorë”, shtoi Iliev.
"Kemi ftuar vrapues nga Kenia me rezultat rreth 2:10 orë, dhe femrat janë me rezultat 2:29 orë. Fondi i çmimeve këtë vit është më shumë se 70 mijë leva për të gjitha distancat në garën tonë," shtoi ish-maratonisti dhe organizatori i Maratonës Wizz Air Sofia 2024 Daniell Dukov.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: marathonsofia.com, Facebook /Wizz Air Sofia Marathon, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..