Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimet Energjetike të SHBA-së, Xhefri Pajat. U diskutua edhe për progresin në zbatimin e Korridorit Vertikal të Gazit.
“Për momentin po kryhen aktivitete për projektimin e infrastrukturës së re në territorin bullgar. Afati i zbatimit është fundi i vitit 2025”, tha Malinov.
Infrastruktura e korridorit përfshin terminalin e ri të gazit të lëngëzuar në Aleksandropolis, zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit “Çiren” dhe tubacionet e reja.
"Këto projekte janë një garantues i sigurisë energjetike të Bullgarisë dhe Evropës Juglindore, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën," tha Pajat, cituar nga BGNES.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..