Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev në ceremoninë në Gjenevë me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore – CERN. Radev theksoi dëshirën e Bullgarisë për të ndërtuar një institut ndërkombëtar për teknologji të qëndrueshme me mbështetjen e CERN-it për trajtimin e sëmundjeve onkologjike. Në Gjenevë, presidenti u takua me shkencëtarët bullgarë në CERN, të cilëve u shprehu mirënjohjen për rezultatet e tyre shkencore dhe kontributin e tyre në vendosjen e Bullgarisë në mesin e vendeve lider në botë në fushën e kërkimit shkencor.
Viti 2024 shënon një çerek shekulli që kur Bullgaria iu bashkua organizatës. Atëherë Bullgaria ishte vendi i 20-të që iu bashkua CERN-it. Presidenti Radev vuri në dukje kontributin e mbi 100 shkencëtarëve, inxhinierëve dhe teknikëve bullgarë të cilët janë të përfshirë në projekte të ndryshme të CERN-it. Shkencëtarët bullgarë luajtën një rol të rëndësishëm në krijimin e detektorit CMS, i cili është i një rëndësie kyçe për zbulimin e grimcës së bosonit Higgs.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..