Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039 bullgarë kanë mbushur moshën 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare në vend deri në vitin 2023 është 73.5 vjet. Rritja krahasuar me vitin 2022 është 1.6 vjet. Jetëgjatësia mesatare për burrat është 69.9 vjet, ndërsa për gratë është 77.3 vjet. Për shkak të rritjes së moshës së daljes në pension në Bullgari, niveli i angazhimit të personave mbi 60 vjeç në tregun e punës është më i lartë se mesatarja e BE-së. Në vitin 2023, më shumë se 60 për qind e njerëzve të moshës 60 deri në 64 vjeç në vendin tonë vazhdojnë të punojnë, gjë që na rendit të 11-tin nga 27 vendet në komunitet. 336 mijë janë pensionistët që punojnë me kontratë pune.
Lexoni më shumë:
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..