Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

7
Foto: Facebook/ Lubo Milanov

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara. Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të moshës 16 vjeç e lart. 578 517 janë persona me shkallë të aftësisë së kufizuar mbi 50%, nga të cilët 19 907 janë nën 16 vjeç. Nuk ka statistika të sakta për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në vendin tonë.

Filmi "Toka e trëndafilave" e regjisorit Ljubomir Millanov synon të tërheqë vëmendjen e shikuesve për problemet e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të braktisur nga prindërit ose që jetojnë në Qendra të Strehimit të Fëmijëve në të gjithë vendin. Edhe pse tema është gjithmonë e rëndësishme, në shumë familje, ka qenë një tabu për një kohë të gjatë dhe vetëm një rreth i ngushtë njerëzish të besuar kanë qenë në dijeni për këtë. Fatkeqësisht, në këtë aspekt tema është shumë e ngjashme me dhunën në familje, viktimat e së cilës në vendin tonë janë vazhdimisht në rritje.

“Historia nuk ka të bëjë aq shumë me fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror, por me fëmijët që kanë një sëmundje të caktuar – sindromën Daun, paralizë cerebrale e kështu me radhë dhe të gjitha vështirësitë që përjetojnë prindërit e këtyre fëmijëve – tha regjisori në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Ideja jonë është që filmi të jetë një lloj parandalimi, me të cilin të themi se nëse shfaqet dyshimi më i vogël është e rëndësishme të shkojmë dhe të konsultohemi. Ka mënyra për të menaxhuar dhe lehtësuar jetën e tyre, sepse një fëmijë me paralizë cerebrale ose autizëm nënkupton vështirësi në komunikim. 

Shumica e njerëzve nuk duan të ndërveprojnë me këta fëmijë dhe i shmangin ata. Brenda një ore, ne u përpoqëm të përfshinim sa më shumë histori që i përjetojmë personalisht dhe ishte shumë e vështirë të përmblidhnim gjithçka në një film njëorësh. Fatkeqësisht, nuk patëm fondet e mjaftueshme për ta bërë më të gjatë, por mendoj se brenda një ore njerëzit do të intrigohen dhe nuk do të humbasin interesin deri në fund”.

Ljubomiri mbledh fondet fal më anë të një kredie dhe mbështetjes prej 10 000 leva, të cilat i merr nga Bashkia Elin Pelin.

Millanov është i vetëdijshëm për vështirësitë dhe nevojat e fëmijëve, historitë e të cilëve i tregon, pasi që përveç se është skenarist dhe regjisor, ai punon edhe në Qendrën bashkiake për të rinj me aftësi të kufizuara.

Shumica e aktorëve në film marrin pjesë pa pagesë, dhe Ljubomiri është jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që merr nga artistët e njohur si Orlin Pavllov, Ljubo Kirov dhe Vlladimir Ampov - Grafa, të cilët dhuruan këngën e tyre "Së bashku" si muzikë për filmin:

Shumë shkolla anembanë vendit kanë shprehur tashmë interes për të transmetuar filmin "Toka e trëndafilave" edhe për nxënësit e tyre. Prandaj, Ljubomiri shpreson që nga vjeshta ideja të realizohet në mënyrë që ta shohin sa më shumë njerëz, pasi një pjesë e madhe vërtet nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të rrisësh një fëmijë të tillë, të refuzuar nga të tjerët.

Në Elin Pelin, bashkëbiseduesi ynë është krijuesi i shkollës “Bullgarë”, ku mëson fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit:
Ljubo Millanov me fëmijët e shkollës
“E krijuam para 2 vitesh dhe dalëngadalë është rritur edhe më shumë. Tani në të vijnë pa pagesë fëmijët nga Qendra e Strehimit të Fëmijëve, Qendra Ditore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, por edhe fëmijët nga e gjithë bashkia që kanë dëshirë. Nuk e di nëse do të bëhen aktorë apo jo, por ideja e kësaj shkolle është që ata të bëhen njerëz të mirë. Profesioni i aktrimit është i vështirë, por shpresoj t'i ndihmojmë edhe në një mënyrë tjetër. Në ditët e sotme, të jesh vetëm aktor është e vështirë, kështu që ne u tregojmë atyre të gjithë procesin – si shkruhet një skenar, çfarë bën producenti, regjisori, si punohet me ndriçimin, tingullin, etj.”

Ljubomir Millanov ka përvojë edhe si regjisor jashtë vendit. Në Spanjë, ku jetoi për 18 vjet, ai xhiroi një film ku morën pjesë aktorë spanjollë dhe emigrantë bullgarë. Për shtatë vjet rradhazi jep mësim edhe në shkollën bullgare të së dielës “Shën Ivan Rillski” në Madrid. Ishin pikërisht komunikimi me nxënësit dhe fakti që kuptoi se e kishte marrë malli për Bullgarinë, që e bënë të kthehej përsëri në vendin tonë.


Foto: Facebook/ Lubo Milanov 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD