Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

Foto: astom.org

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna deri më 6 tetor.

"Dëshirojmë t'u prezantojmë turistëve bullgarë dhe të huaj magjinë e Bullgarisë me shumëllojshmërinë e saj të atraksioneve natyrore dhe kulturore", thotë Stanisllav Stiljanov nga Organizata Joqeveritare ASTOM, e cila bashkon blogjet bullgare më të vizituara të udhëtimit.

"Prezantojmë gjithsej 18 foto. Ne kemi një shumëllojshmëri destinacionesh - liqene, male, pyje, manastire, formacione shkëmbore, shtigje interesante eko, fshatra autoktone... Kështu që çdo aventurier do të jetë në gjendje të gjejë një destinacion që të tërheq vëmendjen e tij dhe të motivojë atë për të bërë udhëtimin e tij të radhës në Bullgari.”

Kanioni Gorllo në fshatin Mogilica afër qytetit Smoljan

Bullgaria është magnetike dhe e bukur për shkak të natyrës së saj piktoreske, kulturës së veçantë dhe historisë mijëravjeçare, beson Stanisllav.

Blogerët bullgarë thërrasin auditorin e tyre për të njohur dhe për të dashuruar vendin tonë. Në blogjet e tyre, ata ndajnë nga veta e parë informacione të dobishme në lidhje me llojet e ndryshme të turizmit në vendin tonë, si dhe ide për udhëtime buxhetore, çfarë të shikojmë, si të arrijmë në një vend të caktuar, ku të qëndrojmë etj. “Mbi 30 blogje janë anëtarë të shoqatës sonë, shumica e të cilave i dedikohen Bullgarisë, por ka edhe të tilla për udhëtime jashtë vendit”, thotë Stanisllav dhe shpjegon:

Blogerët e udhëtimit në zonën e qytetit Trjavna të Bullgarisë Qendrore Veriore, foto nga Krasimira Ilieva

“Disa prej tyre janë të specializuar në një lloj tjetër turizmi. Kemi të tillë që theksojnë vlerën historike të një destinacioni, të tjerë fokusohen në përparësitë e kuzhinës, kemi blogje që specializohen në udhëtimet me fushues etj. Në përgjithësi, kjo është një plejadë mjaft interesante e shokëve që shkruajnë shumë argëtues. Një pjesë e madhe e tyre janë edhe fotografë të shkëlqyer. Dmth., përmes blogjeve të udhëtimit, ne mund të bëjmë një prezantim autentik të një destinacioni përkatës” - thotë Stanisllav.

Stanisllav Stiljanov

Ai vetë është autor i blogut TravelTasty.eu për udhëtimet dhe kuzhinën nëpër botë dhe në vendin tonë. Sipas tij, në epokën e komunikimit digjital, inteligjencës artificiale dhe motorëve të kërkimit në internet, çdo udhëtar mund të gjejë informacionin e nevojshëm për një destinacion të caktuar në rrjetin botëror.

Vizita e blogerëve në Komunën Sredec, rajoni i qytetit Burgas“Një plus shumë i madh është se disa nga këto blogje udhëtimi janë shkruar jo vetëm në bullgarisht, por edhe në anglisht dhe janë mjaft mirë të optimizuara. Kjo do të thotë se ata arrijnë një auditor ndërkombëtar në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Dmth. blogerët bullgarë të udhëtimit kanë një rol të madh në reklamimin e destinacionit Bullgaria nëpër botë. Dhe këtë e vërtetojnë si të dhënat statistikore në faqet e tyre ashtu edhe reagimet e turistëve që vizitojnë vendin tonë. Nuk është rastësi që jemi partnerë të preferuar të një sërë destinacionesh dhe biznesesh në fushën e turizmit brenda dhe jashtë vendit” - përfundoi Stanisllav Stiljanov.

Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme të Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: ASTOM, Krasimira Ilieva, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD