Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit. Parashikimet e përditësuara të Perspektivës Ekonomike Rajonale tregojnë rritje prej 2.8% për vitin 2024. Kjo është 0.2 pikë më pak nga parashikimi i pranverës. Raporti, i titulluar "Në rrugën drejt korrigjimeve", citon ndikimin e thatësirës së rëndë dhe konflikteve të vazhdueshme ushtarake në vendet juglindore të BE si arsye për parashikimet e ulura. BERZH-i thekson uljen e inflacionit në rajone. Ai ka rënë nga një kulm prej 17.5% në tetor 2022 në 5.8% në korrik 2024. Por është 1.6 pikë më i lartë se mesatarja para pandemisë.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..