Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon pavarësinë e saj me festime në të gjithë vendin

Foto: BTA

Festimet e Pavarësisë Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë”,  ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi Manifestin

“Ne e dimë se me duar të shtrënguara mund të arrijmë shumë më tepër sesa me shtyrje me bërryla dhe grushte. Ne e dimë se qëllimi i përbashkët arrihet me marrëveshje. Pavarësia nuk është një dhuratë, por një besëlidhje. Pavarësia mbrohet çdo ditë”. Kështu deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor Raja Nazarjan, e cila mori pjesë në festimet në kryeqytetin e vjetër, me rastin e mësimeve nga ngjarja historike e vitit 1908 për Bullgarinë.


Në Sofje u mbajt një ceremoni përpara monumentit "Pavarësia e Bullgarisë" në sheshin "Princi Aleksandri I".  "Dita e Pavarësisë ka një fat të çuditshëm - festohej deri në vitin 1944, u ndalua dhe u rivendos në vitin 1998", theksoi në fjalën e tij Prof. Veselin Jançev nga Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Ndër pjesëmarrësit në festimet në Sofje ishin Orkestra Frymore e Sofjes, kori "Sveta Sofia" dhe kori i burrave "Guslla".


Pavarësia e Bullgarisë u nderua edhe në Varna me një ritual ushtarak, lutje dhe valle festive. Festa u mbyll me shfaqjet e ansamblit folklorik "Varna" dhe një valle festive të qytetit.


Në Jamboll u festua solemnisht edhe 116 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Aty organizohet për herë të tretë një shëtitje me biçikleta prej 10 kilometrash drejt qytetit antik “Kabile”, bëri të ditur korrespondentja jonë Daniella Kostova.

Lexoni më shumë:

Festimet e përvjetorit po vazhdojnë në të gjithë vendin.

Foto: BTA, BGNES, Bashkia e Jambolit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov: Ukraina duhet të marrë fonde nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..

botuar më 24-11-20 9.34.PD