Veliko Tërnovo është qendra e festimeve me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908 me një manifest të Princit Ferdinandit të Parë në kishën " 40 Martirët e Shenjtë", dhe më pas shpallur në kalanë "Carevec".
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Raja Nazarjan merr pjesë në festimet në kryeqytetin e vjetër. Në orën 10:30 flamuri bullgar do të ngrihet në kalanë e Carevec me një ritual ushtarak. Në orën 11:30, një kortezh i madh festiv do të kalojë nga sheshi para Carevec drejt Bashkisë dhe në orën 12:30 pasdite. orkestrat ushtarake nga festivali ndërkombëtar do të prezantojnë një performancë para Postës Qendrore. Në orën 19:30, në sheshin "Mbreti Asen I" në qytet do të mbahet një ceremoni solemne me fishekzjarrë.
“Të shtyrë nga bindja se vetëm një Bullgari e pavarur mund të jetë vërtet e lirë, 116 vjet më parë në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, paraardhësit tanë refuzuan vasalitetin e vendit tonë ndaj Perandorisë Osmane dhe forcuan besimin e bullgarëve në forcat tona. Akti historik na la trashëgim një mësim të paçmuar, aktual edhe sot - mbrojtja e interesave kombëtare bullgare, dhe jo pajtimi dhe ndjekja verbërisht e vullnetit të dikujt tjetër, është rruga për zhvillimin dinjitoz të Bullgarisë”, ka shkruar presidenti Rumen Radev në Facebook.
Përvjetori festohet me festime në të gjithë vendin.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..