Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak minutash. Dimitrov dhe Gjokoviq kanë zhvilluar gjithsej 13 ndeshje kundër njëri-tjetrit. Gjokoviq ka 12 fitore, ndërsa Dimitrov ka një , 2:1 sete, të arritur në vitin 2013 në Masters në Madrid. Shfaqja demonstruese mes të dyve do të mbledhë fonde për fondacionin “Grigor Dimitrov”, i cili ndihmon fëmijët në nevojë.
Para ndeshjes Grigor Dimitrov do të zhvillojë një mësim të hapur për tenistët e rinj.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..