Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

17 shtatori – Dita e Sofjes

Pallati Kombëtar i Kulturës
Foto: Ani Petrova

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin".

Kryeqyteti bullgar arrin të kombinojë me sukses një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore me një mënyrë jetese moderne dhe një ekonomi dinamike, theksohet në materialin e ilustruar me foto të bukura nga Sofja.

Kryeqyteti i Bullgarisë sigurisht ka pësuar shumë ndryshime gjatë historisë së tij 7000-vjeçare. Thjesht shëtisni nëpër qendrën e shtruar me gurë të verdhë, të mbushur me rrënojat e vjetra romake dhe shembuj mbresëlënës të arkitekturës osmane, bizantine dhe evropiane të shekullit të XX-të, për të kuptuar se rrënjët e saj shkojnë thellë në antikitet. Megjithatë, shpirti i saj modern shikon në çdo cep, theksojnë autorët e artikullit

Studioja e filmave „Nju Bojana“

Sofja u imponua si një qendër kryesore teknologjike dhe startup në Evropën Juglindore. Qyteti fokuson vëmendjen e industrisë globale të filmit dhe talenteve nga jashtë. Këtu është “Nju Bojana”, një nga studiot më të famshme të filmave në Evropë, ku shumë nga hitet më të fundit të Hollivudit u prodhuan pjesërisht, thuhet në artikull.

Sofja është krenare për dhjetëra galeritë dhe muzetë e saj, duke përfshirë dhe me Galerinë Kombëtare të Arteve, ku aktorja dhe fotografe, dy herë fituese e Oskarit Jessica Lange hapi ekspozitën e saj këtë verë. Gjithashtu, këtu mbahen një sërë festivalesh kulinarie, muzikore, letrare dhe arti. Ndër to veçohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sofje, i cili këtë vit prezantoi 170 filma nga mbi 50 vende, si dhe Festivali Ndërkombëtar A to Jazz, të cilin çdo vit e vizitojnë mbi 50 000 dashamirës të xhazit.

Maria Bakallova

Vogue na takon me aktoren bullgare të nominuar për Oscar Maria Bakallova, sipas së cilës Sofja ndërthur në mënyrë harmonike historinë dhe modernitetin. “Është një nga kryeqytetet më të vjetra në Evropë, por vazhdon të zhvillohet në mënyër kaq dinamike dhe moderne. Sa herë që kthehem, habitem se sa i gjallë dhe kozmopolit është bërë qyteti, duke ruajtur hijeshinë e tij unike me rrugët komode dhe ndërtesat e vjetra aristokratike. Sofja është shumë eklektike dhe e bukur!” - thekson aktorja e njohur bullgare për botimin.

Pikërisht ky dualitet, që përmend Bakallova, e bën qytetin, e vendosur në një udhëkryq kulturor, kaq unik. Ndihet një thjeshtësi dhe modesti që është e rrallë në një botë ku shumë qytete kthehen në versionet e tyre të përsosura për TikTok dhe Instagram.

Tempulli monument „Shën Aleksandër Nevski“

Në këtë sfond, Sofja është ende një diamant natyror, një qytet me një shpirt të vjetër në procesin e formimit të identitetit të tij modern. Një qytet që përzien vlerat dhe estetikën perëndimore me traditat e tij ballkanike, nga të cilat nuk dëshiron të heqë dorë, thekson Vogue.

Publikimi rekomandon që turistët të shëtisin nëpër Tregun e Grave, i krijuar në vitin 1878, dhe të blejnë "nga prodhimet e freskëta dhe reçelrat e bëra vetë deri te çantat dhe bluzat e rreme", dhe më pas të shkojnë në rrugën “Sëborna” për të blerë një pallto leshi apo pulovra kashmiri nga kompani të famshme botërore.

Kopshti i Borisit

"Dhe nëse doni të pushoni nga zhurma e qytetit, shkoni në Parkun “Kopshtin e Borisit” - një lulishte e gjerë me rrugicë të rrethuara me pemë në qendër të Sofjes", thuhet në artikull, i cili gjithashtu ofron informacion të detajuar se ku duhet të qëndrojnë turistët, cilat bare dhe restorante të vizitojnë dhe ku të bëjnë pazar në kryeqytet.

Lexoni më shumë:


Përpiluese: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: BNR - Ani Petrova, BGNES, BTA, arkiv, nuboyana.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD