Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat në Bullgari. Në mesazhin e tij "me dashuri atërore dhe bekim krye-baritor", Shenjtëria e tij uron "që viti i ri shkollor të jetë i frytshëm, i bekuar dhe shpëtimtar!" “Të mbajmë mend gjithmonë se Burimi i gjithë diturisë dhe urtësisë së vërtetë është Zoti ynë Jezu Krisht”, thekson Patriku bullgar në mesazhin e tij. Ai vë në dukje se “në historinë e tij, populli ynë ortodoks ka dëshmuar dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj letërsisë dhe arsimimi, në të cilët ai ka gjetur një themel të fortë për suksesin dhe prosperitetin e tij.”
Sipas tij, misioni i mësuesve është veçanërisht i rëndësishëm sepse ata punojnë me shpirtra të gjallë njerëzorë, për të cilat nevojiten shumë virtyte si durimi, këmbëngulja, dashamirësia, ndjeshmëria, arsyeshmëria, çiltërsia, sinqeriteti, gëzimi, mirësia dhe aftësia për të falur dhe ata arrihen me besim në Zot dhe lutje ndaj Tij.
Duke iu drejtuar nxënësve, Patriku Daniil thekson se “shkolla mund të jetë një nga vendet më të mrekullueshme në botë, ku mësojmë jo vetëm të njohim natyrën, botën dhe njeriun, por mbi të gjitha të jetojmë në bashkësi, të duam, të ndjejmë empati, të falim, t’u ndihmojmë të tjerëve. Ne mësojmë të dallojmë te shokët tanë të klasës Krijesën e Zotit, e cila meriton dashuri, kujdes dhe respekt.” Në fund, Shenjtëria e tij u kujton prindërve se arsimi pa edukim është i pafrytshëm dhe mund të edukojë vetëm ai që vetë ka dashuri për Zotin dhe njeriun.
Në fund të fjalimit të tij, ai uron që sprovat e përkohshme që po kalojmë si komb dhe shoqëri, të mos na dekurajojnë dhe të mos e bëjnë këdo të hezitojë në mësimdhënien dhe përvetësimin e njohurive të dobishme me zell dhe kujton se "Zoti i lejon sprovat të na forcojë edhe më shumë përmes tyre”.
Patriarku bullgar Daniill përfundon me urimin që Zoti t'u dhëntë të gjithë mësuesve, nxënësve dhe prindërve forcë dhe shëndet në Vitin e Ri Shkollor!
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..