Presidenti Rumen Radev ishte bashkë-pilot në një avion luftarak F-16 të pilotuar nga një pilot italian. Fluturimi demonstrues nga baza ajrore “Graf Ignatievo” zgjati 40 minuta.
“Fluturimi me F-16 më ktheu në vitin 2005, kur me gjeneralin Clark, asokohe kapiten, fluturonim në një avion të tillë. Atëherë unë isha komandant i bazës ajrore “Graf Ignatievo” dhe bashkëpunimi gradual filloi pas pranimit tonë në NATO. ", tha Radev.
Ai kujtoi se falë bashkëpunimit me SHBA-në "ne kemi përvetësuar shumë taktika, teknika dhe procedura moderne, kemi përvetësuar të gjitha kapacitetet e MiG-29 dhe pilotët tanë janë shumë të mirë, si kolegët e tyre amerikanë.
Radev shprehu besimin se me blerjen e F-16 Block 70 do të hiqen një sërë kufizimesh teknike për aviacionin bullgar. “Për të shfrytëzuar kapacitetet e plota të këtij avioni të mrekullueshëm, do të duhet të vazhdojmë bashkëpunimin me pilotët nga baza ajrore “Aviano”, shtoi kreu i shtetit.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..