Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Foto: Facebook / X-R@Y

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i tretë në kuadër të projektit "Koncerte në Stacion", i cili realizohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar "Kultura”. Pak kohë më parë në emisionin "Trezor" në Programin "Hristo Botev" të Radios Kombëtare Bullgare, vokalisti i X-R@Y Veselin Kirev tha:

"Ideja lindi spontanisht, megjithëse një përvojë të ngjashme të improvizuar e kishim 11 vjet më parë, kur u mbushën 125 vjet nga themelimi i Hekurudhave Shtetërore Bullgare. Më pas Stacioni Qendror Hekurudhor në Sofje u bë një skenë e improvizuar. Mua vetë më pëlqen të udhëtoj me tren, përveç kësaj të dy gjyshërit e mi ishin punëtorë hekurudhor”.

Si një nga shpikjet e epokës industriale që ka ndryshuar rrënjësisht botën tonë gjatë afro 200 viteve të fundit, hekurudha ka provokuar gjithmonë krijuesit. Sipas shumë studiuesve, ajo është frymëzimi kryesor i gjithë muzikës moderne botërore nga vitet 20 të shekullit të 20-të e deri në ditët e sotme. Trenat dhe stacionet kanë frymëzuar muzikantë si Beatles, Rolling Stones, Queen, David Gilmore e shumë të tjerë, por sigurisht do të shtojmë edhe kontributin bullgar me këngët e Lili Ivanova, Vasill Najdenov, FSB, Faktor, BTR, Stefan Vëlldobrev, Kamen Donev dhe Maja Bezhanska, Stenli dhe vetë Uikeda, të cilët do të vizitojnë Plovdivin më 14 shtator.

Ju urojmë minuta të këndshme me interpretimin e X-R@Y  “Këngë për jetën”.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD