Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit dhe figure publike bullgare Petko Karavellov, kujton BTA. Me shenjtërimin e tij u shënua edhe 200 vjetori i transferimit të lipsaneve të Shën Aleksandër Nevskit nga qyteti Vlladimir në Shën Petersburg të sapothemeluar (30 gusht 1724). Ato u vendosën në Lavrën e Aleksandër Nevskit të ndërtuar në kujtim të tij.
Tempulli madhështor në zemër të Sofjes ka tre anijata, dhe për këtë arsye shenjtërimi u bë në tri ditë radhazi - 12, 13 dhe 14 shtator 1924. Më 12 shtator 1924, Mitropoliti Maksim i Plovdivit shenjtëroi fronin e altarit kryesor, më 13 shtator 1924, Kryepeshkopi Anastasij i Kishinaut dhe i Hotinit shenjtëroi altarin verior kushtuar Shenjtorëve Kirill dhe Metodij dhe më 14 shtator 1924 Mitropoliti Stefan i Sofjes shenjtëroi altarin jugor kushtuar Shën Princit Boris Mihaill. Në ceremoninë solemne në kishë ishin të pranishëm delegatë nderi nga shumë vende evropiane.
Lexoni më shumë:
Foto: arkiv
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për..