Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita është me rastin e 145 vjetorit të themelimit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes të Bullgarisë. Vizitorët e muzeut mund të njihen me katër nga makinat më të rralla, pjesë e trashëgimisë historike të ruajtur nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes. Makina më e vlefshme e ekspozitës është një nga modelet më të rralla të Mercedes-Benz në botë - Mercedes-Benz 600 Pullman Landolet. Nga modeli i paraqitur me gjashtë dyer janë prodhuar vetëm 26.
Ekspozita paraqet gjithashtu legjendat e industrisë sovjetike të automobilave GAZ-13 dhe GAZ-14 "Çajka", si dhe një nga makinat më të rralla koleksioniste ZIL-115, të prodhuara në periudhën nga 1978 deri në 1983 në pak më shumë se 100 njësi. Modeli ZIL-115 gëzon reputacionin e makinës përfaqësuese më të shpejtë dhe më prestigjioze të krijuar nga industria e automobilave sovjetike.Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..