Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Ftesa është edhe për publikun në Bullgari, thotë Rumena Ivanova, bashkëorganizatore e këtij eventi

4
Foto: bgfilmfest.eu

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". 

"Këtë vit duam të shfaqim bashkëprodhime ndërkombëtare me Bullgarinë dhe tre filmat e metrazhit të gjatë në program janë të tillë - shpjegon Rumena Ivanova, pjesë e ekipit vullnetar që qëndron pas forumit të parë dhe të vetëm të pavarur për kinemanë bullgare në Francë. - Arsyeja tjetër e zgjedhjes së temës "Së bashku më të fortë" është se ne duam të fokusohemi te kinemaja e re bullgare dhe tek fakti që ajo ka mbështetjen tonë. Prandaj një nga ditët i kushtohet kinemasë bullgare me metrazh të shkurtër. Kemi 6 filma të përzgjedhur që do të konkurrojnë për çmimin e publikut dhe çmimin e jurisë."

Dhe pikërisht këtu do të jetë roli i madh i publikut - në kinemanë e preferuar për francezët "Grand Action", por edhe për shikuesit në Bullgari:

"Falë një prej partnerëve tanë, platformës bullgare të kinematografisë gledam.bg, deri më 12 shtator, të gjithë njerëzit në Bullgari mund të shikojnë 6 filmat tanë me metrazh të shkurtër, si dhe të votojnë për të preferuarin e tyre. Më 12 shtator përmes platformës do të mbledhim votat e publikut në sallën e kinemasë në Paris dhe atyre nga pala bullgare dhe kështu do të përcaktojmë të preferuarin e publikut. Filmi duhet të jetë një dialog. Ai duhet të ndihet. Do të thoja që të gjashtë filmat janë shumë të ndryshëm, ndaj presim me padurim të shohim se kush do të jetë i preferuari i publikut dhe i jurisë."


Duke parë filmat nga programi i përzgjedhur, ne do të mbështesim ekipin e festivalit, i cili që nga viti 2017 punon për prezantimin e kinemasë bullgare në Paris. 

"Një numër i jashtëzakonshëm njerëzish kanë bërë punë vullnetare në këtë nismë që nga fillimi i saj dhe është shumë e vështirë që këto iniciativa të tilla të ndodhin për shkak të mungesës së financave." – sqaron Rumena Ivanova. 
Rumena Ivanova
Ajo vetë është nga Varna, por ka 12 vjet që po ndërton rrugën e saj në botën e Artit të Shtatë, duke studiuar dhe punuar në Evropë - Gjermani, Çeki, Francë. Ajo merr pjesë rregullisht në projekte vullnetare, i fundit prej të cilëve është Festivali i Kinemasë Bullgare në Paris. Nuk e fsheh se vështirësitë financiare që shoqërojnë një ndërmarrje të tillë janë dekurajuese: "Ne bëjmë shumë gjëra edhe me fonde personale, megjithëse nuk duhet të jetë ashtu, sepse jemi vullnetarë dhe kjo kauzë është shumë e rëndësishme". 

Është e rëndësishme që kinemaja e re bullgare të ketë kontakte me industrinë e filmit në Evropë dhe në mbarë botën, prandaj pjesë thelbësore e Festivalit në Paris janë takimet dhe diskutimet pas shfaqjeve, por edhe ndërmjet profesionistëve. Forumi do të hapet me shfaqjen e filmit "Të paturpshmit" nga Konstantin Bozhanov - një bashkëprodhim i suksesshëm i Bullgarisë dhe disa vendeve të tjera, një prej të cilëve është Franca, me çmim për një rol femre nga festivali i Kanës. I ftuar special në hapje do të jetë producenti francez i filmit.

Si i diplomuar në akademinë e filmit La Fémis, regjisori i suksesshëm bullgar Kamen Kalev merr kauzën e forumit dhe do të kryesojë jurinë. 

"Një tjetër anëtar i jurisë është Leo Ortuno, i cili është edhe përzgjedhës i programit të filmit të shkurtër në Festivalin e Kanës, gazetar dhe kritik francez. Elizabet Kormanova është një tjetër anëtare e jurisë - një bullgare, e diplomuar në Sorbonë, e cila punon në Britaninë e Madhe në një kompani shumë të madhe të shpërndarjes së kinemasë. Anëtarja e katërt e jurisë është Madalena Valensija – regjisore e diplomuar këtë vit në Akademinë Franceze “Femis” – i prezanton Rumena.

Ndër partnerët kryesorë të veprimtarisë janë Instituti Bullgar i Kulturës dhe ambasada jonë në Paris, Akademia Kombëtare e Arteve të Teatrit dhe Filmit "Kr. Sarafov", si dhe Instituti Francez i Kulturës në Sofje, i cili do të marrë stafetën dhe do të transmetojë një pjesë të filmave bullgarë të festivalit me titra frëngjisht nga 13 deri më 28 shtator. 
Kuadër nga filmi Janar
Foto: bgfilmfest.eu, institutfrancais.bg, Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD