Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare nga 19 vende. Juria do të zgjedhë më të denjët prej tyre. Megjithatë, publiku mund të bëjë zgjedhjen e tij edhe duke votuar online për çmimin "Bullgarja e preferuar e audiencës" në konkursin vjetor të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit KËTU. Votimi përfundon më datë 02.10.2024 në orën 15:00.
“Ne duam që njerëzit të shohin se sa shumë janë gratë bullgare, të cilat e duan atdheun e tyre, të cilat sakrifikojnë kohën e tyre që mund t'u jepnin familjeve të tyre, për të ruajtur gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare.
Secila nga këto 24 bullgare tashmë është shpërblyer vetëm për faktin se është nominuar. Kjo do të thotë se puna e saj tashmë është vënë re dhe ne duam që e gjithë shoqëria t'i mësojë emrat e tyre dhe të zgjedhë njërën prej tyre e cila ta marrë çmimin e publikut bullgar", - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Bullgare për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..