Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS

Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë i NATO-s dhe një kandidat për anëtarësim në BE që do të hyjë në grupin, i cili aktualisht ka 10 vende, duke përfshirë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën, Afrikën e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, theksojnë mediat. Lajmi u konfirmua edhe nga Yuri Ushakov, ndihmës i presidentit rus Putin. "Turqia po kërkon të rrisë ndikimin e saj global dhe të krijojë lidhje të reja përtej aleatëve të saj tradicionalë perëndimorë. Kthesa diplomatike e vendit pasqyron aspiratat e saj për të zhvilluar lidhjet me të gjitha vendet në një botë shumëpolare duke përmbushur në të njëjtën kohë dhe detyrimet e saj si një anëtar kyç i NATO-s", thekson agjencia Bloomberg. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano komentoi se pavarësisht kësaj, Ankaraja mbetet një kandidate për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe një anëtare besnike e NATO-s. “Evropa e Lirë” thekson se negociatat e fqinjit tonë për anëtarësim në BE kanë afro 20 vjet.

Shqipëria liroi nga burgu eurodeputetin grek Fredi Beleri
Fredi Beleri
Eurodeputeti grek Fredi Beleri është liruar nga burgu në Shqipëri, ku po vuante dënimin për blerje votash, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Greqi, Katja Peeva. Beleri është liruar me kusht, por nuk është shfajësuar, theksoi avokati i tij. Me lirimin e tij nga burgu, eurodeputeti tha se lufta e tij për drejtësi sapo ka filluar. Ai do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe do të shpallet i pafajshëm pasi ndjekja ndaj tij ishte politike.

Greku etnik Fredi Beleri u arrestua në vitin 2023 për blerje votash përpara zgjedhjeve lokale në qytetin me shumicë etnike greke të Himarës. Arriti të fitonte zgjedhjet edhe pse ishte në burg, por nuk mundi të merrte kurrë detyrën. Pasi përpjekjet e diplomacisë greke për të siguruar lirimin e tij rezultuan të pasuksesshme, ai u përfshi në listën e partisë qeverisëse të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për zgjedhjet evropiane dhe u zgjodh si eurodeputet, megjithëse në burg. Kjo ngjarje acaroi ndjeshëm marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës.

Mirça Xhoana largohet nga posti i zëvendëskryetarit të NATO-s, kërkon të jetë president
Mircea Geoană
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană, ka njoftuar se do të largohet nga posti i më 10 shtator, transmeton “Agerpress”. Geoană pritet të shpallë kandidaturën e vet për presidencën e Rumanisë pas dorëheqjes. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 nëntor, ka vendosur qeveria rumune. Pritet që të ketë një raund të dytë, i cili do të jetë dy javë më vonë - më 8 dhjetor, dhe mes dy raundeve, më 1 dhjetor - festës kombëtare të Rumanisë, do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Sipas Radio Rumanisë, beteja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me shumë gjasa do të jetë mes Mircea Geoană, i cili është ish-kreu i Partisë Socialdemokrate, dhe kreut aktual të saj dhe njëkohësisht kryeministër Marcel Colaku. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, rivali i Mircea Geoană për këtë post ishte Traian Băsescu, i cili e mundi atë me më pak se një për qind, duke ngritur dyshime për drejtësinë e votës.

Kompanitë e transportit në Greqi dhe Turqi po kërkojnë mënyra për të anashkaluar Bullgarinë

Për shkak të bllokimit të trafikut në pikat kufitare, ekziston rreziku që kompanitë e transportit nga Greqia, Rumania dhe Turqia të fillojnë të anashkalojnë Bullgarinë. Kjo u diskutua në një takim në Tashkent të shoqatave të transportit rrugor në rajonin e Detit të Zi dhe u diskutua për një korridor alternativ transporti jashtë vendit tonë. Bullgaria kritikohet për kaos në pikat tona kufitare dhe radhë të gjata të kamionave. Kjo ka qenë edhe arsyeja e takimit më 4 shtator të transportuesve bullgarë të mallrave me ekipin e Ministrisë së Transportit, por bisedimet kanë qenë pa rezultat, raporton BNT.

Sipas autoriteteve, në vendkalimin Kullata-Promahon kalojnë rreth 3500 mjete të rënda në ditë dhe në orët e pikut kalimi kufitar zgjat mesatarisht rreth një orë. Drejtuesit e kamionëve, megjithatë, mendojnë ndryshe. Joana Lallova, nënkryetare e grupit evropian të transportit, deklaroi para BNR-së se shoferët presin 30-40 orë në Vidin për të kaluar kufirin tonë me Rumaninë dhe nga Turqia në Bullgari presin 4 ditë. Lalova tregoi edhe një shembull skandaloz nga pika e kalimit kufitar "Kapitan Andreevo" në kufi me Turqinë, ku bullgarët paguajnë 20 leva për dezinfektim dhe kamionët e huaj 20 euro. Për momentin, dezinfektimi është falas në kufirin me Greqinë, saktësoi ajo.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: commonwealthunion.com, Protothema, BGNES, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD