Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv shënon Bashkimin dhe festën e qytetit

Foto: BGNES

Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.

U bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe luleve para pllakës përkujtimore të majorit Rajço Nikollov, në monumentin e rilindësit Gavrill Krëstevich dhe në monumentin e revolucionarit dhe shkrimtar Zahari Stojanov.

Nga qyteti nis edhe Maratona e 48-të Ndërkombëtare Përkujtimore “Bashkimi”, duke kaluar nëpër disa fshatra e më pas të kthehet në sheshin me të njëjtin emër. Paralelisht me të, u zhvillua maratona për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e të gjitha klasave.

Festimet vazhdojnë me program muzikor në orën 18:00, kur në sheshin "Stefan Stambollov" do të performojë grupi "Mary Boys Band". Një orë më vonë, në sheshin e Stadiumit Romak, komiteti "Rodoljubie" do të prezantojë një rishfaqje të ngjarjeve të 6 shtatorit 1885. Ekspozita "Sandro - Princi Aleksandër von Battenberg" do të hapet në Muzeun Historik Rajonal.

Nga ora 20:30 do të nisë ceremonia zyrtare me rastin e ngjarjes historike në sheshin “Sëedinenie”. Presidenti Rumen Radev do ta pranojë gardën e nderit dhe më pas do të mbajë një fjalim. Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Festa solemne do të përfundojë me fishekzjarrë.

Bashkimi shënohet në të gjithë vendin me ngjarje të shumta. Në Sofje u zhvillua një ceremoni përpara mauzoleumit të Princit Aleksandër të Parë të Batenbergut me pjesëmarrjen e njësisë së Gardës Kombëtare. Fjalime të rastit mbajtën kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore “Arkivi” Mihaill Gruev.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov nuk do të negociojë me PP-DB, i këshilloi ata të kërkojnë një shumicë tjetër

Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një..

botuar më 24-11-18 3.11.MD
Foto: “Forca për brezin e ri”

Një fushatë shkollore do të trajtojë dhunën me mesazhe pozitive

“Forca për brezin e ri” është një fushatë e re kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla, e cila do ta mposht agresionin me fuqinë e mesazheve pozitive. Ai synon jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, mësuesit, institucionet, mediat, për të ndihmuar në..

botuar më 24-11-18 11.36.PD
Ministri Todorov

Ministri Najden Todorov: Ndarja e mjeteve për kulturën është e gabuar

Pa ndryshim të sistemit, fondet për kulturën nuk do të ndahen siç duhet dhe do të vazhdojnë të jenë në mungesë. Para BNT-së, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës Najden Todorov deklaroi se ka përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin..

botuar më 24-11-18 11.05.PD