Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Ursula von der Leyen - Duhet të mendojmë për bashkimin tonë si një projekt sigurie dhe mbrojtjeje në të cilin Evropës Qendrore t’i jepet një rol vend

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Petër Karaboev: Kemi dy kandidatë, të transmetuar pa dialog të brendshëm politik

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov
Foto: BGNES

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari - Partia Socialiste (BSP) dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe e gjithë kjo në një garë aktive parazgjedhore dhe me shumë pikëpyetje rreth plotësimit të listave dhe regjistrimit për pjesëmarrje në zgjedhje. Beteja parazgjedhore para zgjedhjeve të shtatë parlamentare, gjashtë prej tyre të parakohshme vetëm në tre vitet e fundit, u shfaq edhe në nominimet për një Komisioner të ri bullgar Evropian. Shtatë nominime u prezantuan në Këshillin e Ministrave - nga secili grup parlamentar, ndërsa grupi socialist propozoi jo një, por dy nominime. Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shpalli zgjedhjen e ish-ministres së jashtme Ekaterina Zaharieva nga GERB dhe të ish-ministrit të mjedisit dhe ujërave Julijan Popov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – bullgaria Demokratike (PP-DB) me argumentet: "Morëm parasysh shumë kritere shtesë që mund të kenë ndikim, por u mbështetëm kryesisht te letra e Kryetarit të KE-së, te biografitë e kandidatëve dhe këtë vendim e morëm të bindur plotësisht për të drejtën e tij”.

Ekaterina Zaharieva falënderoi Këshillin e Ministrave për besimin, si dhe GERB dhe liderin Bojko Borisov për nominimin e saj: "Unë gjithmonë i kam kryer detyrat e mia në mënyrë profesionale dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe ligjet. Do të vazhdoj ta bëj këtë edhe tani, si kandidate, si dhe tani e tutje në çdo rol timin të ardhshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

Procesi i shpejtë i nominimeve dhe zgjedhja e mëvonshme madje befasuan kandidatin tjetër të PP-DB Julijan Popov: "Më befasoi sepse gjërat u zhvilluan shumë shpejt. Bullgaria u vonua me nominimet e saj, por do të paraqitet mirë me dy kandidatura të forta dhe për mua kjo është më e rëndësishmja”.

Dhe ndërsa një numër vendesh anëtare të BE-së theksojnë se për një kohë të gjatë kanë qenë në diskutime me Brukselin për një resor të ardhshëm, lajmet rreth vendit tonë janë kufizuar në informacione nga burime jozyrtare për disa resorl që i përkasin vendit tonë. Ndërkohë, i nominuari për Komisioner Evropian Julijan Popov, i tha BNR se ende nuk është e qartë se çfarë resori do të marrë Bullgaria: "Resorët nuk janë ndarë, por ka shumë të ngjarë që ata t’u jepen disa vendeve që kanë lobuar prej kohësh për resorë të fortë financiarë. Ka disa resorë që janë të lirë, dhe mendoj se të gjithë ata janë rëndësishëm. Besoj se ka shanse për të gjitha aplikimet serioze."


Thirrjet e Komisionit Evropian janë për të përshpejtuar procesin e formimit të autoritetit të ri ekzekutiv, mandati i të cilit përfundon në fund të tetorit. Zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer:

Ka ende disa hapa që duhet të ndërmerren përpara se Komisioni i ri të miratohet dhe të fillojë të zbatojë funksionet e tij. Prandaj është e qartë se nevojitet veprim urgjent. Natyrisht, presidentja Ursula von der Leyen është në dijeni të situatës në vendet anëtare, jam i sigurt se po punohet edhe lidhur me situatën e brendshme politike në Bullgari. Ajo është në kontakt me partitë për formimin e kolegjiumit të ri. Ju mund të jeni të sigurt se ajo po bën gjithçka sipas mundësive të saj për të siguruar që ai do të jetë i balancuar mirë me njerëz kompetentë për rolin e komisionereve dhe se do të përfshijë sa më shumë gra."

Megjithatë, mundësitë e Presidentes Ursula von der Leyen për të siguruar një organ ekzekutiv të BE-së me ekuilibër gjinor po bëhen gjithnjë e më të kufizuara. Shtetet e tjera anëtare refuzuan të përmbushin kërkesën e saj për të transmetuar dy kandidatura, një mashkull dhe një femër, për t’iu përgjigjur kërkesës së politikës së saj të barazisë gjinore.

Von der Leyen nuk do të sfidohet vetëm për të arritur këtë ekuilibër në ekipin e ardhshëm të Komisionit, por edhe për të balancuar interesat e shteteve anëtare. Shumë vende po synojnë për disa resorë kyç – buxhetin, ekonominë, industrinë, konkurrencën dhe kohezionin – dhe po luajnë Vabanque me kandidatë shumë të fortë. Presidentja e KE po kërkon gjithashtu një komisioner që do të merret me prioritetet e reja - Mesdheun, industrinë e mbrojtjes dhe politikën e strehimit. Në konferencën ndërkombëtare të sigurisë GlobSec në Pragë, gjermanja tha se "mbrojtja e Evropës është mbi të gjitha detyrë e Evropës" dhe se pjesa qendrore e Kontinentit të Vjetër do të luajë një rol kyç në përpjekjet për të ndërtuar një sektor evropian të mbrojtjes përpara emërimit të pritshëm të një komisioneri evropian të mbrojtjes.

Ursula von der Leyen

Për momentin, Bullgaria është i vetmi vend që plotësoi kërkesën për të dërguar dy kandidatura - një grua dhe një burrë, por nuk arriti të shuajë ndjenjat e përgjithshme negative rreth tërë procedurës. Analistët nuk i kursejnë kritikat e tyre për politikën e jashtme bullgare, duke bërë kritika se zgjedhja e një komisioneri bullgar evropian është larg nga një politikë shtetërore kuptimplotë.

Për BNR, politologu Prof. i Asociuar Boris Popivanov komentoi: "Dy kandidatët padyshim përmbushin kriterin e vetëm të njohur - kjo është kërkesa e Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen që ata të jenë burrë dhe grua. Por debatet duhej zhvilluar jo vetëm sa u përket figurave dhe resorëve, por në shumë nivele, përfshirë dhe brenda vetë BE-së. Aktualisht ne thjeshtë po presim se çfarë vendimesh do të marrë Brukseli gjatë shpërndarjes së resorëve.”

Zinaida Zllatanova - ish-shefe e zyrës së KE-së në Bullgari dhe ish-zëvendëskryeministre për çështjet evropiane - theksoi për BNR se resori është i rëndësishëm për reputacionin e vendit tonë: " Ne duhet të kemi një Komisioner Evropian efektiv që përfaqëson të gjithë kombin në Bruksel, jo një parti të caktuar politike apo një lider të caktuar politik.”

Në një intervistë për rubrikën “Evranet +”, gazetari Petër Karaboev, zëvendëskryeredaktor i gazetës “Dnevnik”, shprehet se vendi ynë nuk ka mundur të transmetojë kandidatë të fortë dhe se ka një keqkuptim të plotë të liderëve të forcave kryesore politike për rolin dhe funksionet e Komisionerit Evropian.

Petër Karaboev

Bullgaria nuk ka paraqitur kandidatë të fortë, së dyti, ka një krizë të thellë në mënyrën se si bëhet politika e jashtme në Bullgari në përgjithësi. Sipas politikanëve, ajo duhet të mbrojë interesat e veta partiake. E thënë troç, le të zbulojmë se çfarë po ndodh në Bruksel dhe në Strasburg, në Parlamentin Evropian, për të përfituar diçka partinë, disa fonde, disa programe dhe mundësisht të mbrohemi nga inspektimet, seancat dëgjimore në parlament , hetimet e Prokurorisë Evropiane. Por Bashkimi Evropian nuk është kjo - funksioni i përfaqësuesve të dërguar nga Bullgaria në institucionet evropiane është të jenë në gjendje të krijojnë dhe zbatojnë politika.

Cilat janë shanset e Bullgarisë për të marrë një portofol kyç dhe deri në çfarë mase kandidatët e propozuar nga ne, Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov, kanë ekspertizën e nevojshme për resorët e përmendur më parë?

"Një portofol kyç është sigurisht një resor në të cilin mund të bësh politika. Të gjithë resorët për të cilët kanë folur deri më tani organizatat dhe partitë e ndryshme janë energjetika, klima, politika rajonale, arsimi. Për sa i përket energjisë dhe klimës, nuk do të thosha se Bullgaria është një shembull veçanërisht i mirë. Për politikën rajonale, nuk jam i sigurt se ne kemi ndonjë politikë në përgjithësi. Me çfarë pretendimesh Bullgaria mund të thotë: ne kemi përvojë si vend, si sistem, dhe ja liderët që e bënë këtë. Ekaterina Zaharieva njihet më së shumti kohët e fundit si ish-ministre e jashtme. Ajo që dëgjoj nga Brukseli është se reputacioni i saj nuk është shumë i lartë. Por në fund të fundit, këtë do ta gjykojë jo Brukseli, jo administrata, por Ursula von der Leyen personalisht. Le të kujtojmë krizën në Maqedoninë e Veriut. A keni përshtypje se zonja Zaharieva ka një kontribut në zgjidhjen e kësaj çështjeje? Unë nuk kam. Nuk kam asnjë ide për kuptimin e saj për politikën rajonale, por përsëri po e them se duhet të kemi një figurë të shquar, kështu që njerëzit, edhe në Bullgari, të thonë: mirë, më kujtohet, ajo menaxhoi shumë mirë paratë dhe arriti të përmirësojë shumë gjëra. Zoti Julijan Popov - po, ai është padyshim shumë më i njohur në qarqet energjetike evropiane dhe ndërkombëtare, por as këtu nuk kemi shumë për të treguar. Pra, kemi dy kandidatëtë zgjedhur pa asnjë dialog të brendshëm politik. Nuk  bëhet kështu!"

A do të ruhet ndarja aktuale Lindje-Perëndim në sektorët kryesorë dhe ku mendoni se do të gjendet sektori i ri i lidhur me mbrojtjen në kontekstin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë? Ursula von der Leyen u përgjigj se Europa Qendrore do të jetë garantuese e kësaj dhe se ajo po shpreson pikërisht tek Evropa Qendrore. Por cili nga vendet anëtare të BE-së mendoni se po i afrohet më shumë këtij resori të ri?

“Ndarja Lindje-Perëndim është para së gjithash një çështje e ndikimit dhe përfaqësimit më të dobët të vendeve ish-komuniste në institucionet evropiane. Evropianët lindorë duhet të kenë një prani të akumuluar, duhet të kenë njerëz në institucione, në administratë, ose të paktën të jenë të gatshëm të kenë kanalet e tyre të ndikimit. Nuk është e mundur që Evropa Lindore të mos ketë kapacitete, por të ketë pretendime. Për herë të parë forumi GLOBSEC mbahet në Pragë, në zemër të Evropës, por Polonia duket se po merr një përkrahje të fortë për të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Weimarit” - një strukturë që u harrua disi gjatë tetë viteve të udhëheqjes së "Ligji dhe Drejtësia"në Poloni. Ai përfshin shtetet Poloni, Gjermani dhe Francë dhe tani po rimëkëmbet. Në këtë trekëndësh, Evropa Qendrore dhe Lindore mund të flasin, Polonia mund të flasë në emër të rajonit me Francën dhe Gjermaninë. Unë mendoj se Europa Qendrore dhe Lindore nuk mund të kërkojnë më shumë se kaq për momentin. Resori i Mbrojtjes - mendoj se tashmë është bërë e qartë se nuk do të ketë komisioner evropian për mbrojtjen. Shtetet kombëtare e ruajnë me xhelozi kompleksin e tyre industrial ushtarak. Ky është një sektor mjaft delikat dhe i vështirë. Nuk po them që një pozicion i tillë nuk duhet krijuar, përkundrazi, por mendoj se të paktën vitet e para personi që e zë këtë pozicion duhet të adaptohet shpejt.”

A prisni një mandat të dytë më të vështirë për Ursula von der Leyen?

"Sigurisht që mandati do të jetë më i vështirë sepse Europa tashmë është një vend më i ndërlikuar. Ka një luftë të madhe në Evropë, populistët janë në rritje, pragmatistët janë në deficit. Dhe unë do të thoja që nuk do të jetë e lehtë për të, zgjedhjet. Do të ketë zgjedhje në Gjermani dhe një ndryshim qeverish në shumë vende kyçe. Do të jetë e vështirë të gjejë partnerë në nivel kombëtar, por kjo që tani është specifike dhe do ta vështirësojë punën e saj është se pasionet politike në Evropë janë mjaft të ndezura. Këtë e tregon popullariteti i partive konservatore, të djathta dhe të ekstremit të djathtë. Është vështirë të gjesh një ekuilibër në një situatë të tillë, por jam i sigurt se ajo gjithsesi do të përballet me problemet. Asnjë nga vendet, me përjashtim të Bullgarisë, nuk e përmbushi kërkesën e saj për të paraqitur si kandidatë një burrë dhe një grua në mënyrë që të respektohej rregulli i kuotave apo ekuilibrit mes dy gjinive. Kjo gjithashtu i lidh duart e saj. Problemi më i vështirë është se aktualisht nuk ka liderë të fortë në Evropë, njerëz me autoritet, me ndikim pan-evropian, të cilët arrijnë të imponojnë prioritetet për shumicën e vendeve, për të fuqishmit, për qarqet pro-evropiane dhe të shtypin pretendimet kombëtare”.

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: BGNES, pixabay, EPA/BGNES, stopkuadër - NOVA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD