Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i Deutsche Welle duke cituar burimin gjerman "Die Welt". Edicioni gjerman thekson se nga fundi i marsit 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen dhe udhëtimet ajrore janë bërë më të lehta. Gjithashtu theksohet se “Sofja është një alternativë e vërtetë për destinacionet kryesore turistike evropiane si Londra, Parisi apo Roma”, shkruan “Die Welt”, duke vënë në dukje se sofjanasit “shpesh flasin mirë anglisht dhe janë të gatshëm të ndihmojnë turistët”. Sipas “Die Welt”, tramvajet, disa prej të cilëve datojnë në vitet 1960 dhe 1980 – prodhim gjermanoperëndimor dhe çekosllovak, ende kujtojnë të kaluarën e dikurshme socialiste. Botimi gjerman i kushton vëmendje edhe historisë së Sofjes - nga koha romake deri në të kaluarën tonë të afërt socialiste. Vihet re gjithashtu se fytyra moderne e kryeqytetit bullgar mund të gjendet përreth universitetit, ku "gjithçka është e gjelbër dhe plot me kënaqësi kulinarie", dhe libraritë e shumta në qendër janë "një shenjë e mirë e vitalitetit të një qyteti".
Lexoni më shumë:
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..