Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev.
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i Plovdivit "Paisij Hilendarski". Ajo ka marrë pjesë në tre qeveritë e liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në cilësinë e deputetes, ministres rajonale, ministres së drejtësisë dhe ministres së jashtme. Aktualisht është përfaqësuese popullore nga grupi GERB-SDS.
Julijan Popov - kandidat i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i diplomuar për filologji bullgare në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”. Që nga viti 1994, ai jeton në Londër, ku punon si gazetar dhe konsulent për zhvillimin institucional, mjedisin, klimën dhe politikat arsimore. Ai ka qenë dy herë ministër i mjedisit dhe ujarve - në qeverinë e përkohshme të Marin Rajkov dhe në kabinetin e Nikollaj Denkov.Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..