Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev.
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i Plovdivit "Paisij Hilendarski". Ajo ka marrë pjesë në tre qeveritë e liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në cilësinë e deputetes, ministres rajonale, ministres së drejtësisë dhe ministres së jashtme. Aktualisht është përfaqësuese popullore nga grupi GERB-SDS.
Julijan Popov - kandidat i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i diplomuar për filologji bullgare në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”. Që nga viti 1994, ai jeton në Londër, ku punon si gazetar dhe konsulent për zhvillimin institucional, mjedisin, klimën dhe politikat arsimore. Ai ka qenë dy herë ministër i mjedisit dhe ujarve - në qeverinë e përkohshme të Marin Rajkov dhe në kabinetin e Nikollaj Denkov.Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të hiqen prej tij ato që nuk kanë mundësi të realizohen, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev..
Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me një delegacion nga Hyundai..
Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov. Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..