Të garantohet ndërprerja e shkeljes së rëndë të vlerave dhe lirive demokratike evropiane, në formën e shkeljes së të drejtave themelore të Kishës Ortodokse të Ukrainës, si dhe shfuqizimi i ligjit që e ndalon atë. Të tilla ishin thirrjet kryesore drejtuar Ambasadës së Ukrainës në Bullgari nga pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare në mbështetje të Ortodoksisë në Ukrainë, Kosovë dhe Gaza.
Përfaqësues të Forumit Ndërkombëtar të Grave Ortodokse dhe Qendrës për Studime Gjeostrategjike në Serbi përgatitën një dokument zyrtar me konkluzionet e forumit dhe e depozituan në Ambasadën e Ukrainës. Ndër hapat e deklaruar për t'i dhënë fund agresionit kundër Kishës Ortodokse të Ukrainës, priftërinjve dhe famullisë së saj ishin kërkesat për t'i dhënë fund praktikës së përdhosjes së tempujve të kishës kanonike në Ukrainë dhe për heqjen e akuzave të rreme kundër peshkopëve dhe priftërinjve të saj dhe ndalimin e tyre të paligjshëm.
Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare kërkuan gjithashtu ndalimin e shkatërrimit të ikonave dhe enëve të kishës, nën pretekstin e lidhjeve shpirtërore me kishën ruse, si dhe ndalimin e granatimit dhe shkatërrimit të kishave.
U prezantuan edhe dëshmi për veprimtarinë e manastireve dhe famullive të Kishës Ortodokse Ukrainase, ku janë strehuar mbi 50 000 refugjatë, të cilëve Kisha u ofron strehim dhe kujdes, duke përfshirë dhe kujdesin mjekësor.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..