Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260 nxënës të shkollave të mesme nga 53 vende. Nxënësit bullgarë fituan dy medalje argjendi dhe tre bronzi. Medaljet e argjendta i fituan Bajan Geçev (klasa e 12-të, Shkolla e mesme matematikore, Sofje) dhe Llora Llukmanova (klasa e 11-të, Shkolla e mesme matematikore), medaljet e bronzta u fituan nga Kallojan Canev (klasa e 11-të, Shkolla e Mesme Matematikore e Parë Private), Elena Jordanova (Klasa e 10-të, Shkolla e Mesme Matematikore në Ruse) dhe Stella Bineva (Klasa e 11-të, Shkolla e Mesme Natyrore dhe Matematikore në Haskovo.
Deri më tani në historinë e Olimpiadës Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës, garuesit bullgarë kanë fituar 63 medalje - 14 ari, 23 argjendi dhe 26 bronzi.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..