20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje. 64 për qind e të pyeturve mbështesin qeverisjen demokratike. Në Sofje, miratimi për demokracinë liberale është 81%, në qytetet e mëdha është 73%, ndërsa në fshatra dhe në qytetet e vogla është 55%.
61% e bullgarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, 16% nuk e miratojnë. Miratimi i NATO-s nga viti 2017 deri në 2024 rritet nga 28 në 40%. Vlerësimet negative janë pothuajse të pandryshuara (26%-28%).
Pyetjes “Cili fund i luftës në Ukrainë do të ishte më i mirë për Bullgarinë” 65,8% i janë përgjigjur “Arritja e një armëpushimi, pavarësisht nga kushtet”. 18.1% preferojnë që të fitojë Ukraina, dhe 11.2 preferojnë që të fitojë Rusia.Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..