Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe ktheheni një shekull e gjysmë prapa, në kohën më bullgare, ju mund të zhyteni sërish në tingujt dhe ngjyrat e përrallës unike moderne", thonë organizatorët. Ndër pjesëmarrësit e dëfrimit popullor janë muzikantët e "100 Kaba Gaide", Orkestra Trake "Gergjovden", Muzika Frymore e Etropolesë etj.
Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në festival duhet të veshë një kostum popullor (autentik, skenik ose të stilizuar). Burrat mund të kenë gjithashtu veshje vojvode ose çetnike, uniforma të vjetra ushtarake dhe armë. Lejohen edhe veshjet popullore, tradicionale për popujt dhe vendet e tjera. Ndalohet absolutisht filmimi meaparate fotografike, kamera dhe celularë në territorin e festivalit gjatë dy ditëve të para, saktësojnë organizatorët.Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..