Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre praktik, tani përparësi kanë njerëzit me një diplomë më të mirë dhe më shumë përvojë.
Ka rreth 25% më pak oferta pune në sektorin e IT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas kompanive të rekrutimit. Për njerëzit që sapo kanë hyrë në këtë fushë dhe duan të realizohen, aktualisht është më sfiduese të gjejnë pozicione të mjaftueshme ose të sigurojnë jetesën shpejt, por kjo nuk ka të bëjë me papunësinë apo pamundësinë e njerëzve për të punuar në sektorin e IT-së, por thjeshtë bëhet fjalë për më pak shumëllojshmëri opsionesh. Fakti është se aktualisht nuk ka asnjë specialist të kualifikuar IT që do të jetë pa punë dhe nuk do të mund të gjejë ndonjë tjetër.
“Kjo është kriza e tretë më e rëndësishme në këtë sektor. Kur fillova të punoja në vitin 2002, ishte fundi i të ashtuquajturës flluskë “dot.com” në fillim të shekullit”, thotë Emill Tanev, partner menaxhues dhe partner në një kompani për rekrutim në sektorin e IT.
“Në Bullgari në atë kohë kriza nuk u ndje në asnjë mënyrë dhe problemi lidhej me punësimin e mprehtë të shumë njerëzve në këtë sektor, gjë që ndodhi kryesisht në SHBA. Numri i madh i investitorëve çoi në zhgënjim të madh në fillim të shekullit dhe një fluks shumë të madh investimesh në këtë sektor, gjë që e morëm vesh kryesisht nga mediat, pasi në atë kohë ishte një fushë jashtëzakonisht e re në vendin tonë. Statistika atëherë tregoi se në atë kohë ishin punësuar nën 30 000 dhe tani po flasim për 150 000. Gjatë krizës 2008-2011 pati edhe një ngadalësim, por për faktin se në atë kohë pagat në Bullgari ishin dukshëm të ndryshme nga ato në Evropën Perëndimore, sektori nuk pësoi aq shumë. Shumë nga pozitat që u shkurtuan në Evropën Perëndimore dhe në SHBA ishin aktuale në Bullgari, kështu që ky fenomen ndikoi pozitivisht në sektorin e sotëm. Ajo që shohim tani është diçka e re për ne. Ne po shohim një lirim në masë të personelit, por kjo vetëm çon në një ngadalësim dhe jo në një krizë. Për këtë spekulohet shpesh kohët e fundit - flitet për një kolaps, për një rënie të madhe, që nuk pasqyron realitetin”, thotë Emill Tanev.
Një nga karakteristikat e sektorit të IT-së është se kërkohet praktikë. Për t'u rritur seriozisht në karrierë, ju duhet edhe përgatitje teorike, edukim i duhur etj. Por shumë njerëz hyjnë në këtë sektor, duke u rikualifikuar nga specialitete të ngjashme, për shembull matematika, gjeodezia, duke përfshirë madje specialitete humanitare.
“Shumë njerëz hyjnë në këtë sektor sepse janë të interesuar, sepse marrin lirinë dhe mundësinë për të punuar në mënyrë fleksibile” – shpjegon Emill Tanev.
"Gjatë muajve të fundit, zhvilluam një anketë në treg për të kuptuar në thellësi tendencat, si dhe për të ndihmuar klientët tanë me këto të dhëna. Ne zbuluam se nga afro 200 kompani të anketuara, 44% e tyre vazhdojnë të emërojnë punonjës të rinj çdo muaj, gjë që flet për një sektor relativisht të shëndetshëm. Ky nuk është ritmi i 2-3 viteve më parë, por ka një tendencë të frytshme. Për faktin se uria për personel vitet e fundit ishte e madhe, sektori tërhoqi shumë njerëz që u rikualifikuan dhe kjo kishte një efekt pozitiv. Për shkak të bumit të blerjeve në internet gjatë pandemisë dhe pak kohë më pas, kjo kërkonte shumë infrastrukturë, kishte një mbi-punësim të njerëzve dhe shumë kompani për të pasur më shumë siguri punësuan më shumë njerëz. Kjo çoi në një ulje tani, për shkak të emërimit të tepërt më parë, dhe tani e gjithë kjo i bën gjërat shumë më të vështira për njerëzit me më pak përvojë dhe për ata që duan të marrin një kualifikim tani.”
Foto: Pixabay, Pexels, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..