Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov.
Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Mbarështimin Industrial të Shpendëve, Tahov kujtoi se e ka ndërmarrë hapin e parë në mbrojtjen e prodhuesve, pasi të dhënat për situatën në këtë sektor u paraqitën prej tij në Këshillin e Ministrave në Bruksel.
Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të disa shteteve anëtare, është futur një mekanizëm mbrojtës për të aktivizuar një kuotë tarifore, përtej së cilës zbatohet një detyrim për importin e vezëve nga Ukraina. Ai theksoi se për vendosjen e masave mbrojtëse është e nevojshme që Brukseli brenda 4 muajve t’i bëjë një vlerësim gjendjes së tregut të BE-së apo tregut të një ose më shumë vendeve anëtare për produktet përkatëse.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..