Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një deputet i PP-DB-së ndërhyn në punën e shërbimeve, bëri të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm

Kalin Stojanov
Foto: BTA

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “ (PP-DB) Bozhidar Bozhanov për ndërhyrje arrogante politike në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Para gazetarëve ai tha se më 14 gusht, deputeti telefonoi drejtorin e Departamentit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” për të kërkuar informacione për materialet që kanë të bëjnë me një hetim specifik. “Sipas Kushtetutës, deputetët e kanë të drejtën të bëjnë pyetje përmes Kryetarit të Kuvendit Populor, të cilave do t'u përgjigjet me shkrim ose me gojë, por jo të thërrasin punonjësit dhe t'i pyesin se për çfarë sinjalesh po punojnë”, tha Kalin Stojanov.

Sipas tij, PP-DB nuk duan që ai të mbetet ministër në qeverinë e re të përkohshme, sepse ai është garant që nuk lejohet një ndërhyrje e tillë në punën e strukturave të dikasterit. Kalin Stojanov ende nuk ka ftesë për të marrë pjesë në kabinetin e kandidates për kryeministre Gorica Kozhareva.

Në përgjigje të akuzave, Bozhidar Bozhanov deklaroi se Kalin Stojanov në mënyrë të palejueshme i shfrytëzon kontaktet e punës për t'i kthyer ato në një intrigë politike. Ai shpjegoi se telefonata e tij ishte për shkak të uebsajtit satirik të rrëzuar "Fillimi i ri" i të rinjve që janë anëtarë të partisë së tij "Po, Bullgaria".

“Nga kompania shpërndarëse mësuam se kjo ishte me kërkesë të Drejtorisë Kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar”, por ata nuk pranuan të na japin informacion. Prandaj telefonova shefin e Departamentit “Krimi Kibernetik”, me të cilin kemi vite në komunikim pune, për ta pyetur nëse të rinjtë kanë kryer ndonjë shkelje. Nuk mora ndonjë informacion të tillë”, tha Bozhidar Bozhanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Сградата на правителството в Скопие

Bullgarët maqedonas kërkuan mbështetje nga Bullgaria

Bullgarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për mbështetjen e Bullgarisë, thanë përfaqësues të komunitetit bullgar nga Prilepi, Struga, Manastiri dhe Kavadarci. Ata u dëgjuan në Komisionin parlamentar për politikat për bullgarët jashtë vendit,..

botuar më 24-09-19 9.30.PD

Parashikimi i motit për 19 shtatorin

Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..

botuar më 24-09-18 7.40.MD

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në Jemen në përpjekje për të kontaktuar bullgarët e rrëmbyer nga Galaxy Leader

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..

botuar më 24-09-18 6.03.MD