Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv arrin deri në 70 gradë. Eksperimenti kryhet për të tërhequr vëmendjen ndaj problemit të zhdukjes gjithnjë e më të madhe të gjelbërimit në qytete.
Qëllimi kryesor i këtyre analizave, sipas drejtoreshës së “Greenpeace Bulgaria”, Meglena Antonova, është të tregojë se qytetet po nxehen për shkak të efektit të ishullit të nxehtësisë urbane. Kjo nxehtësi shtesë është për shkak të mungesës së bimësisë, gazeve të shkarkimit, asfaltit të errët dhe materialeve të ndërtimit. Ndryshimet klimatike tashmë po e përkeqësojnë problemin.
Sipas një studimi të fundit nga Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë, pemët mund të zvogëlojnë me një të tretën shkallën e vdekjes gjatë valëve të të nxehtit në qytete.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Greenpeace Bulgaria
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..