Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe besëtytnitë më interesante. Dashamirët e detit dhe sekreteve të tij të thella mund të shohin certifikatat origjinale të lindjes në bordin e një anijeje dhe të një martese të lidhur në det, si dhe qafat e shisheve ceremoniale të shampanjës të thyera gjatë lëshimit dhe pagëzimit të anijeve bullgare.
Një vend i veçantë i kushtohet besimeve dhe legjendave të detit, duke përfshirë atë që zogjtë e detit nuk duhen vrarë sepse ata banohen nga shpirtrat e marinarëve të vdekur.
“Një nga faktet e panjohura për historinë detare vendase është prania e piratëve në bregun verior të Detit të Zi që nga kohërat e lashta. Aq më pak dihet se edhe banorët e bregdetit merreshin me pirateri”, thotë Mariana Krësteva, drejtoreshë e Muzeut.
Foto: Bashkia e qytetit Varna, BGNES, Radio Varna/Valeri VelikovMinistri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..