Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e organizuar nga Fondacioni “Elizabet Kostova”. Zonjat do të prezantojnë veprat e tyre në Leximin e ardhshëm Letrar Ndërkombëtar sot, 10 gusht, në orën 19:00 në sheshin "Olimpijski" në Çepellare. Leximi letrar do të jetë në bullgarisht dhe anglisht, me përkthim për publikun bullgar.
Pjesëmarrëse në kampin krijues këtë vit janë Angela Jokic (Serbi), Denica Pençeva (Bullgari), Emma Harrison (Britania e Madhe), Karina Lemes Borges (Spanjë), Maja Ulasik (Poloni), Mihaella Ilieva (Bullgari), Petja Georgieva (Bullgari), Suhaila Amri (Belgjikë), Teodora Rapçeva (Bullgari) dhe Julija Çebakova (Ukrainë).
Ideja e rezidencës për shkrimtaret "Gratë në mal" është të sigurojë hapësirë dhe kohë për punë krijuese, për shkëmbim profesional dhe ndërkulturor midis grave që kanë zgjedhur shkrimin për vete.
Foto: FB /Elizabeth.Kostova.Foundation
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..