Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga vendbanimi antik dhe ka një sipërfaqe prej afro 5 hektarësh. Për momentin, ka tuma të mëdha dheu në vend, të grumbulluara në të kaluarën e afërt. Arkeologët do t'i pastrojnë ato dhe do të fillojnë studimet më të hollësishme të kompleksit, i cili ka funksionuar mijëra vjet më parë - shpjegoi për BTA kreu i gërmimeve, akademik Vasill Nikollov.
Prodhimi industrial daton në vitet 4700-4450 para Krishtit, thotë studiuesi. Në atë kohë njerëzit kanë prodhuar deri në 5 ton kripë të thatë. Megjithatë, konsiderohet se fillimi i prodhimit është vendosur 5600 vjet para Krishtit. Teknologjia ka qenë shumë më primitive dhe njerëzit kanë marrë vetëm 25-26 kilogramë kripë për përpjekjet e tyre. Për 9 shekuj, prodhimi është përsosur. Sipas Nikollovit, kjo ka ndodhur në bazë të grumbullimit të përvojës, sepse njerëzit që kanë jetuar dhe punuar afër Provadias së sotme kanë qenë të parët në Evropë që janë marrë me një aktivitet të tillë dhe nuk kanë pasur aspak informacione.
Për dy dekada kripa ka qenë objekt i kërkimit shkencor të akademikut Nikollov dhe vendi pranë Provadia ka ofruar jo një herë befasime:
"Befasia e parë ishte lashtësia e nxjerrjes së kripës - kjo është qendra më e vjetër e tillë në Evropë. Surpriza tjetër për shkencëtarët është se dy etapa të mëdha janë fshehur nën tokën dhe shkurret. Më e vjetra është tuma e vendbanimit parahistorik, e braktisur nga banorët për shkak të ndryshimeve klimatike. Pason rezidenca e një aristokrati trak nga shekulli II-I para erës së re. Ende nuk disponojmë prova se ku ai e ka nxjerrë kripën, por siç duket ai ka qenë këtu pikërisht për këtë. Sipas fjalëve të tij trakasi ka qenë shumë i pasur, gjë që e vërtetojnë fragmentet e gjetura prej gotash dhe enësh të thyera prej qeramike greke, të cilat kanë qenë shumë të shtrenjta.
Objekti gëzon interes të madh nga turistët, të cilët priten nga një guid turistik dhe që nga ky vit janë instaluar 12 panele ilustruese me kode QR në anglisht dhe bullgarisht, të cilat i lejojnë të gjithë të marrin të dhëna shtesë - për pjatat, për prodhimin, për shtëpitë në vendbanim dhe për të kuptuar se pse “Kriporja” ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Evropën.
“Qytetërimi i parë europian është zhvilluar pikërisht në territorin e vendit tonë, në pjesë të Serbisë, Greqisë Veriore e gjer te Karpatet”, kujtoi shkencëtari dhe theksoi se pikërisht në Bullgari është shfaqur prodhimi i specializuar i kripës.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..