Bullgaria po përballet me zgjedhjet e shtatë të parakohshme parlamentare radhazi në tri vitet e fundit. Arsyeja është se edhe një herë, të tri mandatet eksploruese, t’u dorëzuara nga presidenti partive të përfaqësuara në parlament, mbetën të paplotësuara.
Çfarë është gjendja e demokracisë dhe e sistemit politik në vendin tonë në ngërçin në të cilin ndodhemi, u përpoqëm ta zbulojmë me ndihmën e politologut nga Agjencia “Gallup International Balkan” Svetlin Taçev.
Sipas tij, formacionet politike janë të rraskapitura, sepse “sa më shpesh zhvillohen zgjedhjet, aq më shumë nuk mund të paraqesin diçka të re para votuesve, të cilët nga ana e tyre nuk gjejnë alternativë”. Ka një problem tjetër:
“Mendoj se kjo krizë e demokracisë po shkon drejt një situate të qeverisjes së përkohshme, pasi jemi pothuajse vazhdimisht në kushtet e qeverisjes zyrtare dhe një sërë institucioneve dhe anëtarëve të organeve rregullatore u ka skaduar mandati. Kjo qeverisje e përkohshme e vendos vendin në një udhëkryq, sepse sa më shumë thellohet kriza politike dhe ajo e demokracisë, aq më shumë zëra do të fillojnë të ngrihen për konsumimin e modelit dhe nevojën për ta zëvendësuar me një të ri, gjë që është më e rrezikshme.Problemi nuk është te sistemi, por te elita politike që ka humbur refleksin për të qeverisur.”
Përveç pjesëmarrjes së ulët në votim me të cilën u zgjodhën deputetët në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor, parlamenti tregoi gjithashtu një shenjë tjetër të krizës së demokracisë - numrin mbresëlënës të deputetëve të pavarur (39), disa prej të cilëve u bënë deputetë të pavarur pothuajse menjëherë pas formimit të tij.
Receta e përballimit të krizës politike qëndron në optimizimin e procesit, jo në gjymtimin e tij, beson politologu dhe shpjegon:
“Një shembull i optimizmit ishte vota preferenciale, ku kishte një mundësi për të pasur një element mazhoritar në listat e përhershmetë partive dhe me kalimin e viteve njerëzit mësuan të përfitonin nga kjo në mënyrë efektive. Votimi me makinë ishte gjithashtu një optimizim, megjithëse ka debat nëse ishte efektiv apo jo, por ai optimizoi votimin deri në atë pikë, se uli në mënyrë drastike fletëvotimet e pavlefshme dhe uli në një farë mase votimin grupor. Me mekanizma të tillë, gjendja e procesit zgjedhor dhe demokracia mund të përmirësohen gradualisht, por në vend që të kërkojmë qasje se si ta bëjmë këtë, ne më tepër e shkatërrojmë atë - është kategorik Svetlin Taçev dhe shpjegon: - Kur bën ndryshime në Kushtetutë që synojnë një individ dhe jo përmirësimin e demokracisë, arriti deri aty se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pothuajse të gjitha ndryshimet që lidhen me gjyqësorin, por la ato që lidhen me kabinetin teknik. Domethënë, kur bëhen ndryshime, ato duhet të ndërtohen mbi ekzistuesen, jo ta gjymtojnë atë.”
Pjesëmarrjen e ulët të votuesve, që arriti një antirekord të vërtetë në zgjedhjet e qershorit, kur 34.41% e atyre që kanë të drejtë vote votuan për përfaqësuesit e popullit, Svetlin Taçeve shpjegon ashtu:
“Pjesëmarrja e votuesve ka të ngjarë të vazhdojë të bjerë, gjë që tregon se apatia tek qytetarët bullgarë po rritet dhe kjo mund të konsiderohet si shenjë dhe protestë. Duke mos marrë pjesë, votuesit tregojnë se nuk janë dakord me atë që po ndodh. Rënia e pjesëmarrjes së votuesve, përveç delegjitimimit të përfaqësimit në Kuvendit Popullor, bën të mundur që numri i votave të nevojshme për të kaluar barrierën prej 4% të ulet dhe në këtë mënyrë partitë e reja, të vogla ekzotike të hyjnë në parlament, duke e fragmentuar më tej atë dhe duke e bërë edhe më të vështirë formimin e një kabineti.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Facebook / Svetlin Taçev, Ani Petrova - BNR, BTA
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..