Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Foto: stefanilchev.com

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj.

Ai ka përgatitur një koncert të veçantë me titull “Destinacioni Burgas”. Më 10 gusht, në skenën e Teatrit Veror në qytetin detar, interpretuesi do të bëjë një rikthim jo vetëm në vendin ku ka lindur, por edhe një rikthim drejt të gjitha këngëve që ka kënduar, por të prezantuara në një mënyrë të re. Muzikanti është shumë i emocionuar jo vetëm për takimin e ardhshëm me publikun në vendlindje, por edhe sepse në këtë koncert ai do të bëjë njëfarë debutimi.

“Destinacioni Burgas” do të jetë një debutim absolut për mua si organizator, skenarist, regjisor... Doja të kaloja të gjitha hapat dhe të mbaja të gjithë përgjegjësinë”, tha Stefan Illçev posaçërisht për Radio Bullgarinë. Ai na shpjegoi se e ka zgjedhur pikërisht Burgasin si stacionin e parë të këtij programi, sepse këtu ka qenë debutimi i tij profesional. Më 10 gusht Stefan Illçev do të ofrojë një koncert të jashtëzakonshëm – një spektakël i vërtetë, në të cilin do të ketë edhe mysafirë të lidhur me qytetin tonë bregdetar.

Në programin e koncertit është edhe kënga e tij me titull tematik "Kthimi", krijuar për konkursin "Burgasi dhe deti" më shumë se 10 vjet më parë, me muzikë dhe aranzhim të Eftim Çakërovit dhe tekst të Danna Donkut.

Shihni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD