Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë dhe arrijnë në vendet më të fshehura në zemrat tona - pikërisht në këndet e fshehta të dashurisë së pashpërblyer.
Fragmentet e zgjedhura të këngës popullore të krahinës së Pirinit "Unë po të shtrij ty" përshkruajnë emocionin e thellë të një gruaje vërtet të dashuruar dhe i japin individualitet projektit të përgjithshëm. Duke u mbështetur në tekstin folklorik, Atazar krijon një lloj rrugëtimi tingullor, të cilin jo rastësisht e plotësojnë zërat lirike të këngëtareve Bisera dhe Lidija. Me "Unë po të shtrij ty" ekipi dërgon një mesazh të sinqertë për këta dëgjues që do të ndjejnë dhe përjetojnë historitë e tyre personale.Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..